Instituti i Nexhmijes vijon punën kundër “armiqve të klasës”…

Kastriot DERVISHI

Shumë e bukur kjo që po ndodh! 🤔Instituti i Studimeve Marksiste – Leniniste, nëpërmjet nënkryetarit të tij, është kundër Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Kjo është e vërteta. Duan të jenë po ata, ushtruesit e diktaturës së djeshme, që për estetikë propagandistike kanë veshur pelerinën e “antifashistit”.

E kush se, këta që ishin pastrues, çirakë e shërbëtorë të fashizmit, partizanë të orës së fundit, të vitit 1944. Fashizmi i tyre, komunizmi serbo-rus që vendosën, një gjenocid i pashembullt vrastar antikombëtar, për nga mbrapshtia, ligësia, krimi, etj, e ka kaluar me shekujt fashizmin e vetëkapitulluar në vitin 1943.

Instituti i Nexhmijes, përpunuesi i tezave të propagandës komuniste, i trushplarjes dhe helmimit të mendjeve është në punë. Nuk ka rëndësi kush e ka dezhurnin. Sevo, njëri ndër ta, e kishte javët e fundit. Hijenat sulmojnë gjithnjë në grup, por luanin nuk e mundin dot.

Exit mobile version