Basha: Me planin e 30 qershorit Rama kërkon të asgjësojë demokracinë, nuk ka asnjë hap pas!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi nga Vora se, Edi Rama, për hir të pushtetit të tij po kërkon të asgjësojë demokracinë me atë që ka planifikuar më 30 qershor.

“Ne jemi këtu të vendosur dhe me një mesazh: nuk do të lejojmë më zgjedhje me krimin, nuk do të ketë më zgjedhje me hajdutët,

vetëm zgjedhje të lira e të ndershme, pa Edi Ramën kryeministër, me qeveri tranzitore, e cila do të garantojë që në zgjedhjet parlamentare të parakohshme dhe në zgjedhjet vendore, deputetët që do të dalin nga këto zgjedhje,

kryebashkiakët që do të dalin nga këto zgjedhje tëmos jenë peng i trafikantëve, të mos jenë peng i oligarkëve, i kriminelëve,por të jenë peng i qytetarëve të Vorës, i qytetarëve të të gjithë Shqipërisë.

Kjo është beteja jonë dhe në këtë betejë shqiptarët janë bashkuar si kurrë më parë”, u shpreh Basha.

Exit mobile version