Basha: Rama nuk ka shans të detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim elektoral…

Edi Rama nuk ka asnjë shans t’i detyrojë shqiptarët të pranojnë një tjetër krim elektoral. Shikoni se çka bërë: 5 kandidatë të njohur publikisht nga listat e tyre janë të pandehur të drejtpërdrejtë të dosjeve hetimore për shitblerjen e votave.

Valbona Sako, e dyshuar dhe sot duhet të ishte e pandehur për vjedhjen e votave me Ymer Lalën në Dibër, njësoj si Agron Malaj, njësoj si Dionis Imeraj, njësoj si Pjerin Ndreu. 4 kandidatë që në fakt duhet të ishin të pandehur.dhe po të kishim drejtësi të pavarur, sot duhet të ishin të dënuar për shitblerjen e votës me krimin në zgjedhjet e Dibrës.

Kemi edhe kandidatin e Shijakut, i cili sot duhet të ishte para drejtësisë si një nga njerëzit pjesëmarrës me bandën e Avdylajve, në shitblerjen masive të votave në Durrës.

Në vend që këta njerëz të jenë para drejtësisë, Edi Rama do të diktojë përsëri zgjedhje me krimin.

Do të diktojë përsëri Artur Bushin e krimit në Krujë e Tërmet peçin e drogës në Tepelenë, e me dhjetëra të tillë anembanë vendit. Vora, Tirana dhe Shqipëria s’ka për ta pranuar kurrë këtë.

1 35

Exit mobile version