Ndarja nga jeta e “Mjeshtrit të Madh” Fadil Kraja, na hidhëron të gjithëve, duke e bërë të sotshmen një ditë të trishtë për artin, Shkodrën, Shqipërinë. Kalimi i tij në amshim ndërpret një jetë të pasur e krijuese, që do të lërë një gjurmë të përjetshme në kulturën shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!