Ministrja e Rinisë, Bora Muzhaqi, ka shmangur komentet në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier, ku u vra barbarisht një fëmijë 8-vjeçar.
“Më duhet të iki, nuk kam kohë”, ishte përgjigjia e Muzhaqit, kur gazetarët iu drejtuan për ti marrë një reagim.
Prej 3 orësh në Fier familjarët e Mateos janë përplasur në Gjykatë dhe më pas kanë marshuar në qendër të qytetit, ku kërkojnë peticion për varjen e Klodian Çalamanit.