Basha: Mjerë ai që nuk dëgjon zërin e popullit, zgjedhje pa opozitën nuk ka!

Lider i opozitës, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij para protestuesve  është shprehur se, ky miting është madhështor, ndërsa mesazhi i shqiptarëve është ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’. Basha tha; mjerë ai që nuk e dëgjon zërin e popullit!

“Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj në zërin tuaj, unë dhe gjithë Shqipëria, Europa dhe gjithë bota, shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajo, me vendosmëri, me një mesazh të prerë dhe të vendosur: bëjeni ta dëgjojë gjithë bota.

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Ky është mesazhi, kjo është aspirate që i ka mbledhur shqiptarët në këtë bashkim të pashembullt për herë të 6 në këtë shesh.

Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke vjedhur zgjedhjet e mos të shporret një orë e më parë nga karrigia e të çohet para drejtësisë. Nuk ka në Evropë politikan që ta mbushë partinë e tij e grupin parlamentar me 19 përdhunues, vrasës e trafikantë dhe të mos shporret e të shkojë para drejtësisë.

Standardet, vlerat dhe normat e Evropës do të kishin diktuar me dhjetëra herë largimin e Edi ramës dhe të bandës së tij. Në këto 6 vite e gjysëm, vetëm krim, korrupsion e hajduitëri, babëzi dhe dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Ndaj sot e derisa të bëhet realitet, ka vetëm një mesazh nga populli: Rama ik”, tha Basha.

Exit mobile version