Protesta madhështore e një populli të revoltuar

Fotot e para tregojnë një protestë madhështore të opozitës e cila duket se tashmë është shumica që dikton të gjitha zhvillimet politike në vend.
Plot 68 450 protestues nga rrethet janë nisur për në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e opozitës. Kjo është shifra që jep Partia Demokratike duke iu referuar të dhënave nga degët e saj në 11 qarqet e vendit përveç Tiranës.

Burime nga PD bëjnë të ditur se “pavarësisht presionit të policisë, ndalimeve të shumta të protestuesve, të gjobave ndaj autobusëve, prania e qytetarëve pritet të jetë madhështore”.
Qarku Shkodër – 9450 qytetarë
Qarku Lezhe – 8300 qytetarë
Qarku Kukës – 3800 qytetarë
Qarku Dibër – 4500 qytetarë
Qarku Durrës – 9800 qytetarë
Qarku Elbasan – 8100 qytetarë
Qarku Berat – 4000 qytetarë
Qarku Fier – 7600 qytetarë
Qarku Vlorë – 5000 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2200 qytetarë
Qarku Korçe – 5700 qytetarë

Exit mobile version