Basha në degën 13, Tiranë: Pazari i fundit, është padiskutim për interesat në radhë të parë dhe mbi të gjitha të Edi Ramës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në vazhdën e takimeve të tij me demokratë, u ndal ditën e sotme në Kuvendin Zgjedhor të degës 13 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Basha u ndal sërish në pazarin e turpshëm të 48 orëve të fundit, i cili, sipas kreut të PD-së, është një pazar i pastër për interesat e radhës në radhë të parë të Edi Ramës, pastaj të Sali Berishës dhe të disa vulëhumburve, që siç erdhën në politikë të katapultuar, ashtu edhe po dalin prej saj.

“Pazari i turpshëm i 48 orëve të fundit, por që në fakt ka qenë tenxhere me presion prej fillimit. Sepse hallexhinjtë e kësaj marke ia dinë gjuhën njëri-tjetrit, ia dinë ku i dhemb njëri-tjetrit dhe janë të gatshëm të bëjnë pazare me njëri-tjetrin për njëri-tjetrin, por jo për shqiptarët. Pazari i fundit, është padiskutim një Pazar i pastër për interesat në radhë të parë dhe mbi të gjitha të Edi Ramës, i cili e sheh dhe e ndjek kudo që politikisht sot është një pakicë absolute në popull, bashkë me gjysmën e qeverisë, sepse gjysma tjetër ia ka marrë SPAK-u apo është në kërkim ndërkombëtar, inetesat e Sali Berishës dhe interesat e disa vulëhumburve që sic erdhën ashtu po ikin të katapultuar në politikë pa asnjë farë kontributi dhe që u janë ngjitur sytë, veshët, stomaku dhe të prapmet pas karrigeve që kanë qëllim të vetëm të ruajnë këto karrige duke sakrifikuar aspiratën e demokratëve dhe të shqiptarëve për rotacion.” – u shpreh kreu i PD-së, Basha.

Basha pyeti se çfarë prodhoi në pesë muaj i ashtuquajturi revolucion dhe pse i binin bilbilave në vend që të flisnin për hallet e njerëzve.

“Prodhoi që Edi Rama të kalojë ça i desh qejfi. Nga buxheti, te aktet korruptive, te heqja e parave për pronarët, tek investimet strategjike pa asnjë kritikë opozitare, pa u dëgjuar zëri i opozitës në Parlament. Se në vend që të flisnin, i binin bilbilave. Për çfarë i ranë bilbilave? Që nga 8 të mernin 2 komisione. Dhe këto 2 komisione, objekti është të shikojnë masat administrative dhe të përmirësojnë ligjet që mos të vjedhi Edi Rama. Sepse Edi Rama dhe Ilir Beqja vjedhin se janë ligjet e këqija. Këtu u katandis revolucioni, nga 8 në 2. Dhe nga këta të dy, njëri siç e keni parë dhe dëgjuar SPAK-u të hënën komunikon akuzat dhe po bëhet gati të çojë në burg të pandehurit. Për këtë pra u shit revolucioni. Asgjë. Madje më keq se asgjë, minus, sepse ligji për komisionet hetimore ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme nga Edi Rama duke e bërë edhe më të vështirë, deri në kufijtë e pamundësisë transparencën.” – tha Basha.

Exit mobile version