Basha në Pogradec, bashkëbisedim me qytetarët për vështirësitë ekonomike dhe pagat e ulëta

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vazhdon turin e tij të takimeve me banorët e qyteteve të ndryshme.
Ndalesa e tij e rradhës është në Pogradec, ku ai ka kërkuar nga banorët e Pogradecit t’i bashkohen në protestën e 16 shkurtit të Tiranë.
Ai gjithashtu ka dëgjuar edhe kërkesat e tyre në lidhje me vështirësitë ekonomike dhe pagat e ulta.
Bashkëbisedimi
Qytetari: Më thuaj hapur, t’i mbaj dokumentet e pronave që më takojnë e s’mi kanë kthyer apo t’i hedh?! Opozita pse nuk ka folur kaq vite për pronat? Unë jam shumë i dëmtuar, sepse kam 85 dynymë që s’po i marr dot.
Basha: Spartak, arsyeja pse nuk e ke dëgjuar fjalën tonë është se mediat janë të kapura. Ne kemi mbajtur qëndrime të qarta në parlament. Më dëgjo, pastaj më thuaj.
Spartaku: Jo, keni folur aty këtu ndonjë fjalë, por nëse do ta kishit prioritet…
Basha: Më dëgjo çfarë dua të them, më dëgjo, sepse je viktimë e propagandës së qeverisë. Ne jo vetëm kemi protestuar, por e kemi çuar në Strasburg për pronarët. Mos më kërko si opozitë atë që ka detyrë qeveria! Pra, e kemi kundërshtuar tre herë. Të garantoj dhe e kam thënë, ndoshta qëndron kritika jote dhe unë ndaj do ta përsëris, se ligji që ata kanë bërë është rishpronësim.
Spartaku: Të lutem më’u përgjigj, t’i djeg dokumentat apo t’i mbaj?! Sepse nga këta s’kam më shpresë.
Basha: Absolutisht, ta thashë që duhet t’i mbash. Por duhet ta dish që mesazhet e opozitës bien shpesh pre e propagandës së qeverisë. Ky ligj do të anullohet! Hera e tretë që po të them po, mbaji dokumentet. Ne e kemi luftuar këtë ligj dhe ditën kur të na besoni me votë, ne do ta anullojmë këtë ligj. Ndaj ka rëndësi më 16 shkurt, që ta mbyllësh disa orë dyqanin e të jesh ën Tiranë. Se pa çliruar zgjedhjet, nuk ke…Beteja e 16 shkurtit është për t’u rikthyer diçka tjetër shqiptarëve, që ju janë vjedhur pronat, por ju janë vjedhur edhe zgjedhjet.

Exit mobile version