Kryetari i PD, Lulzim Basha do të çelë nesër, (të premten) fushatën e kandidatit demokrat për Bashkinë Dibër, Sherefedin Shehu si altenativën më të mirë për përfaqësimin dhe shërbimin ndaj dibranëve. Basha do të ftojë dibranët të mbështesin dhe të votojnë për Shehun, si kandidatin model dhe kryebashkiakun që i duhet Bashkisë së Dibrës, për të lënë pas varfërinë, papunësinë dhe gjendjen e vështirë ekonomike që ka pllakosur në këtë bashki. Në takimet e përditshme që po zhvillon me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale, dibranët po dëshmojnë përditë e më shumë një mbështetje të fuqishme ndaj tij si dhe refuzim të alternativës të ofruar nga e majta.