HAJDUTI I DIBRES

Sadriu i Ramës ka marrë një tjetër tender në kundërshtim me ligjin prej 1.73 miliard lekësh për rivitalizimin e hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës në Dibër. Oferta e kompanisë “ALKO Impex”, ishte 220 milionë lekë më shumë se oferta më e ulët

Blerja e votave dhe nxitja e kundërshtarëve brenda grupit të opozitës janë një lojë e lexueshme e Ramës, e cila vështirë se do të mund të funksionojë kësaj here në Dibër

Dy ditë më parë, Rama ka firmosur një tjetër tender për Sadriun, vlera e të cilit është 1.73 miliard lekë dhe plot 220 milionë lekë më shumë se sa oferta më e ulët. Sadriu ka privilegjin që t’i fitojë tenderat gjithmonë me ofertën më të lartë. Është në radhët e atyre oligarkëve që ndan fitimet me Ramën dhe një pjesë të tyre shkojnë për blerjen e votave në Dibër.
Sadriu i Ramës ka marrë një tjetër tender në kundërshtim me ligjin prej 1.73 miliard lekësh për rivitalizimin e hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës në Dibër. Oferta e kompanisë “ALKO Impex”, ishte 220 milionë lekë më shumë se oferta më e ulët.
Por Edi Rama nuk do t’ia dijë për ligjin, nuk do t’ia dijë për lekët e shqiptarëve. Shqetësimi i tij i vetëm është që Sadriu të blejë sa më shumë vota në zgjedhjet në Dibër, ndaj dhe nuk ndalen tenderat korruptivë për të.
220 milionë lekë më shumë që Rama i fal Sadriut, mjaftonin për të paguar 3170 pagesa papunësie për mijëra familje në gjendje të rëndë ekonomike në Dibër, mund të përdoreshin për të punësuar 987 dibranë me pagë minimale nga lista prej mijëra të papunësh në Dibër. Me 220 milionë lekë të korrupsionit Rama-Sadri, mund të paguheshin 1447 pensione mesatare në qytet ose 2632 pensione mesatare në fshat.
Fushata elektorale në Dibër po degradon nga ora në orë. Skema e Ramës është e njëjtë si në zgjedhjet lokale të qershorit të vitit të kaluar. Me paratë e pista të korrupsionit e krimit një vit më parë i dha mandatin Shukriut. Sot po përdor të njëjtën skemë zhvatjeve të votave për të grabitur një mandat tjetër për dibranët. Kësah radhe për Rremën.
Për Ramën nuk ka rëndësi nëse kandidon Shukria apo Rrema. Për të e rëndësishme është të funksionojë skema e grabitjes së votave. Kjo është e mbuluar nga grupet kriminale të lidhura me Policinë e Shtetit dhe nga paratë e pista të oligarkëve të fryrë me fondet publike të taksapaguesve që bien pre e një korrupsioni të shfrenuar të kreut të qeverisë.
Sadri Abazi është një injorant, që nuk dihet nëse i ka mbaruar pesë klasë shkollë, por kjo për Ramën ka pak rëndësi. Më e rëndësishme është se Abazi është një lojtar mjaft i mirë i lojës për të hedhur paratë në tregun e blerjes së votave. Rama ja jep Sadriut në kundërshtim të hapur me ligjin. Sadriu i kthen ato para në blerje votash dhe blerja e votave sjell një tjetër mandat politik për të ricikluar në mënyrë të shumëfishuar paratë e hedhura në tregun e blerjes së votave.
Tenderat e Ramës për Sadriun janë hapur në shkelje të ligjit të konfliktit të interesit. Një deputet e ka të ndaluar që të mund të sigurojë fonde publike sa kohë mban mandatin e ligjvënësit. Në të vërtetë ky ligj nuk zbatohet. Sadriut nuk i hiqet mandati sikurse iu hoq Kokëdhimësm sepse ligji zbatohet me dy standarde.
Blerja e votave dhe nxitja e kundërshtarëve brenda grupit të opozitës janë një lojë e lexueshme e Ramës, e cila vështirë se do të mund të funksionojë kësaj here në Dibër. Opozita i ka marrë të gjitha masat dhe beteja do të jetë e ashpër. Rama do të jetë përgjegjës për gjithçka do të ndodhë në këto zgjedhje. Bandat kriminale që ai ka mbledhur atje, paratë e pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar që janë hedhur kanë vetëm një emër dhe ai ëshë i kreut të qeverisë. Beteja është përpara. Opozita është e bashkuar dhe e vendosur për të mos lejuar cenimin e votës. Vëzhgues mund të mos ketë, por qëndrestarë që do t’i dalin zot votës është e sigurtë se do të ketë.
Për PD, Edi Rama e ka treguar se nuk e ka prioritet qytetarin, e aq më pak dibranët që i urren dhe i përbuz. Ndaj dibranët ia bënë të qartë dy ditë më parë me braktisjen totale, se koha e Ramës ka mbaruar.
Arben SHAHINI

Exit mobile version