Basha nga Kopliku: Anembanë Shqipërisë me njerëzit dhe për njerëzit, kjo është detyra jonë!

Kryetari i Partisë Demokratike nuk ka pushim as të dielave. Ai ka vazhduar turin e tij “Derë më derë” nëpër Shqipëri edhe sot, duke takuar njerëz të të gjitha kategorive në Koplik të Shkodrës. Në faqen e tij në FB kreu i PD, ka shpërndarë pamje nga këto takime duke theksuar, se “Detyra jonë është anembanë vendit me njerëzit dhe për njerëzit”.

Postimi i plotë i Bashës:

Kryetari i PD, Lulzim Basha, poston videon nga Kopliku: Anembanë Shqipërisë ????????, me njerëzit dhe për njerëzit, kjo është detyra jonë. Një parti që u shërben qytetarëve, i dëgjon, u jep zë problemeve të tyre dhe i bën pjesë të vendimmarrjes, për të ndërtuar të gjithë bashkë të ardhmen që Shqipëria meriton. #nëshërbimintuaj

Exit mobile version