Menjëherë sapo kanë parë dritën e botimit, lexuesi shqiptar përqafon autorët Mira Meksi dhe Bashkim Shehu dhe veprat e tyre, duke i shndërruar në dy titujt më të lexuar të ditëve të fundit.
Trilleri i jashtëzakonshëm magjik merr jetë në faqet e romanit të shkruar nga Meksi, ku gërshetohen ngjarje dhe aventura të pabesueshme dashurore dhe ezoterike në vitet 1990.
Ndërsa romani “Kryevepra të pakryera” nga Shehu bazohet në historinë e autorit Mentor Kosturi, i vendosur në periudhën komuniste të Shqipërisë. Është një përballje me tragjiken, ligjin, pushtetin dhe gjykimin.
Vizitorë besnikë në libraritë e kryeqytetit mbeten edhe fëmijët e vegjël, të cilët zgjedhin që në këtë fundjavë t’u drejtohen librarive të ndryshme për të zgjedhur titujt e radhës.
Sa i takon letërsisë së huaj “Rrëfim për dashurinë dhe errësirën” i shkrimtarit Izraelit Amos Oz vijon të mbetet ndër më të shiturit.