Basha paralajmëron: Koha që të çlirohemi nga kjo e keqe e madhe, BE refuzoi klikën e krimit e korrupsionit

Kryetari i PD, Basha paralajmëroi se PD dhe opozita do të bëjë gjithçka për të larguar këtë të keqe të madhe duke ju referuar qeverisë, ndërsa deklaroi se refuzimi i vendeve të BE për hapjen e Negociatave ka ardhur për shkak të krimit dhe korrupsionit të qeverisë. “Do bëjmë gjithçka për të larguar llumin”, tha Basha duke i bërë thirrje çdo qytetari ti bashkohet asaj që ai e konsideroi “kthesa e madhe”.
Basha ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu, duke treguar se për Shqipërinë do të ketë të njëjtat procedura deri më tani.
‘E vërteta është se negociatat nuk janë hapur, por është thënë që mundësia ka mundësi të hapë negociatat në qershorin e vitit 2019, nëse plotëson kushtet.
Nesër do të mblidhen kryetarët e vendeve të BE-së dhe në punimet e tyre, nuk do të flitet për negociatat.
Për të mbërritur deri në qershor të vitit 2019 do të ndiqen të njëjta hapa si deri tani, nga fillimi’, tha Basha.
‘Këshilli Europian nuk do ta shqyrtojë fare nesër çështjen e hapjes së negociatave dhe e ka shtyrë këtë vendimmarrje të paktën për një vit për në qershor 2019.
Janë 3 hapa për t’u ndërmarrë deri ne vendimin e qershorit 2019.
Do të ketë një tjetër raport nga Komisioni për përmbushjen apo jo të kushteve që i janë vënë Shqipërisë.
Hapja e negociatave do të duhet të diskutohet nga parlamentet e atyre vendeve që e kërkojnë këtë procedurë për të autorizuar apo këshilluar qeveritë përkatëse.
Vetëm nëse vendet anëtare konsiderojnë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet atëherë do të futet në axhendën e vendimmarrjes në Këshillin Europian në qershor 2019’, deklaroi Basha.

Basha u shpreh gjatë një konfernce për shtyp se, Bashkimi Europian nuk ka refuzuar shqiptarët, por ka refuzuar qeverinë e Edi Ramës. ‘Sot duhet të kuptojmë disa të vërteta të thjeshta.
Gjuha që përdori Këshilli është se është në dorën tonë të përparojmë për t’u bërë pjesë e BE. Mos’hapja e negociatave është refuzim i krimit dhe korrupsionit të qeverisë Rama, është refuzim. Ky fakt është bërë i qartë nga shumë qeveri europiane. Refuzim personal ndaj Edi Ramës dhe klikës së inkriminuar që drejton vendin, refuzim i Saimir Tahirit, i Fatmir Xhafajt, i Qazim Sejdinit, Vangjush Dakos dhe politikës që lidhur me krimin dhe drogës.
Është refuzim i pushtetit autokratik dhe personal të Edi Ramës.
Mos’hapja e negociatave është refuzim i manipulimit sistematik për të fshehur drogën krimin dhe korrupsionit. Sot është e qartë se në BE nuk hyhet duke mashtruar.
Sot të gjithë shqiptarët janë të turpëruar me Edi Ramën që mashtroi në mënyrë rrugaçërore deputetët gjermanë që kritikuan Ramën.
Nuk ishin sulme personale, por mbi të vërtetat e dhimbshme të Shqipërisë, kritika që i bënin mirë Shqipërisë dhe vendimi i sotshëm vërteton se kishin të drejtë dhe po të kishim ndjekur këshillat e tyre, negociatat do të ishin hapur’, deklaroi kreu i PD, Basha.

Exit mobile version