Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin gjerman, Karl Bergner, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike, marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Gjermani, lufta kundër korrupsionit dhe procesin e integrimit europian.
Postimi i Bashës vijoi pas atij të mbasadës gjermane, në të cilin ambasadori Bergner ka theksuar rëndësinë e madhe të një opozite demokratike për zhvillimin e vendit.
Postimi i Bashës:
Kënaqësi të takohesha sot me Ambasadorin e Gjermanisë z. Karl Bergner.
Diskutuam për zhvillimet e brendshme politike, vijimin e kursit të reformave të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Gjermania ka qenë dhe është një aleat dhe partnere jetike e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit Europian.
Theksova rëndësinë që ka për Shqipërinë, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e vendit drejtësia e fortë dhe e pavarur dhe për këtë kemi ofruar mbështetje të pakushtëzuar për SPAK edhe përmes nismave ligjore në parlament por dhe programit qeverisës “Shqipëria meriton më shumë”, të cilin e kemi shpalosur para qytetarëve.
Ndava të njëjtin qëndrim me ambasadorin Bergner se forcimi i mëtejshëm i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, veçanërisht nëpërmjet Prokurorisë së Posaçme SPAK, janë thelbësore jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për një të ardhme më të mirë për familjet e të rinjtë dhe të rejat shqiptarë.