Si e mban ndezur Rama qiririn politik të Berishës!

Nga Ermal Peçi

Duket haptazi që pas vendimit të Apelit për të ja kaluar vulën Sali Berishës ka një ligështim të qytetarëve edhe një gëzim të Ramës. Shumë kush pyet, po amerikanët po Reforma në Drejtësi, si ka mundësi që gjyqtarët përsëri kanë fijet e pushtetit me Ramën? Këto janë pyetje të ligjshme duke parë situatën ku ndodhet Shqipëria edhe realitetin e ri politik.
Tashmë për herë të parë në historinë e Shqipërisë ajo parti e cila lindi si simbol i amerikanizmin, jo vetëm që kryetarin e saj e ka non grata por është kthye në bunker anti-amerikan. Në një bunker i cili ka gjasa të trashëgohet tek familja e Berishës e cila do të marrë e do të mbajë pranë vetes njerëzit më besnik.
Në këtë panoramë opozitare që është krijuar njeriu i cili është i gëzuar nga ky vendim i Apelit e ka emrin Edi Rama. Kronologjia e ngjarjeve ka treguar në çdo moment se si Edi Rama ka ndihmuar edhe ndihmon Berishën përballë Bashës në betejën politike, jo vetëm e ndihmonte por edhe e glorifikonte Berishën si burrë shteti kur ai u shpall non grata.
Në disa momente kur Berishës i fikej qiriri politik Rama shkonte menjëherë të ia ndizte si të vetmen mundësi për të parë veten e tij. Njëherë me narrativën e tij kur fliste për Republikë Prokurorësh dhe më pas kur përtypte fjalët që ai s’kishte kurrë mundësi të bashkëpunonte me non grata. Por dhe tek një sërë zhvillimesh që lidheshin me grupin parlamentar që njihte Bardhin si kryetar i grupit parlamentar por edhe tek marrëveshjet për amnistinë penale ku u liruan zyrtar të dënuar nga GJKKO. Votimi i rezolutës anti-korrupsion ka sjellë qartazi nevojën që ka kjo mazhorancë për kapjen e SPAK dhe frikën që kanë nga ky institucion si pasojë e mëkateve që kanë kryer në 30 vjet. Të gjithë këtë ndihmes politike e shoqëronte edhe me ndihmes ekonomike si leje ndërtimesh për njërëzit e afër Berishës por edhe përfshirje në shumë tendera që merreshin në emër e një personi tjetër por që dihet që fijet politike ishin pranë familjes Berisha dhe rrethit të ngushtë të tyre.

Këtë establishment që është krijuar nga ky trinom politik, i vetmi njeri që guxoj ta luftonte ishte Basha dhe ekipi i tij të cilët krijuan një strukturë e cila po ngjallte shpresë.
Vula e kaluar tek Berisha edhe pse një vendim gjykate, vjen në vazhdën e prerjes së shpresës të këtij grupimi politik por edhe për të vrarë ëndrrën për ndryshim që kanë shqiptarët. Tashmë Basha ka prezantuar një program të djathtë, i cili bazohet tek Zoti, familja edhe prona dhe mbi të gjitha me një ekip të ri, që ngjalli shpresë dhe që ishin fytyra të reja, të pa shantazhueshme, e të rritur në beteja politike.
Tashmë në këtë realitet të ri politik, ku çdo narrativë politike e Ramës dhe Berishës është rrëzuar, ku bashkëpunimi i tyre politik-ekonomik është sa publik por edhe undergraund është e nevojshme që Basha mos të dorëzohet edhe të krijoj formacionin e tij politik.
Kjo pasi kur Rama dhe Berisha mundohen të mbajnë ndezur qiririn e tyre politik për mos të përfunduar në errësirë që kanë krijuar, vendin I duhet një forcë politike që të krijoj kushtet që Shqipëria të meritoj më shumë.

Exit mobile version