Basha për BBC: Bashkimi i votave për mbylljen e listave tregues i një klase politike që i kundërvihet interesave të shoqërisë. Kriza e besimit pasojë e…

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny Dymond, ka folur për largimin e të rinjve nga vendi.

Basha është shprehur se sot jemi në mesin e një krize besimi dhe shprese në vendin tonë, dhe arsyeja është se sistemi politik ka dështuar karshi qytetarëve, e në veçanti ndaj të rinjve.

Ai më tej tha se tre janë problemet kryesore si pasojë e kësaj situate: mundësia, meritokracia, barazia para ligjit. Sipas tij, politika 34 vitet u ka hequr të drejtën të rinjve që të jenë pjesë e politikës, të merrnin pjesë në zgjedhje si kandidatë, të ishin në gjendje t’i ofronin shërbimin e tyre vendit.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Si do të bindni një 20 vjeçar për të mos u larguar nga Shqipëria?

Lulzim Basha për BBC: Isha 19 vjeç kur u largova për të studiuar në Holandë, dhe vendi im ishte në një gjendje depresioni më të rendë se 15 vite më parë, Lavdrim, megjithatë kishte kaq shumë shpresë, kaq shumë pritshmëri, njerëzit shpresonin se ditë më të mira po vinin.
Pajtohem me ju Z. Dymond, Shqipëria ka ndryshuar më shumë se çdo vend tjetër i kampit komunist në 34 vitet e fundit.
Megjithatë sot jemi në mesin e një krize shprese dhe besimi në vendin tonë, dhe arsyeja është se sistemi politik ka dështuar karshi qytetarëve, e në veçanti ndaj të rinjve.
E ka bërë këtë duke përqëndruar pushtet për veten, mundësi për veten, përfitime për veten, në kurriz të qytetarëve, në kurriz të shoqërisë, në kurriz të shërbimeve publike.
Tre janë mungesat kryesore si pasojë e kësaj situate: mundësia, meritokracia, barazia para ligjit. Këto janë tre mungesat kryesore në shoqërinë shqiptare.
Në fund të korrikut, Partia Socialiste, në pushtet prej 11 vitesh, dhe një pjesë e opozitës bashkuan votat kundër një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për të mbyllur listat, që do u mundësonin të rinjve të ishin pjesë e politikës, të merrnin pjesë në zgjedhje si kandidatë, të ishin në gjendje t’i ofronin shërbimin e tyre vendit. Kjo është prova e fundit por jo e vetmja e një kaste politike që për interesat e veta i kundërvihet interesave të shoqërisë e në veçanti kundër të rinjve të cilët si rezultat largohen drejt Perëndimit në kërkim të mundësive, meritokracisë dhe barazisë para ligjit.

Exit mobile version