Kryetari i PD, Lulzim Basha përshëndeti dje lajmin e Lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike nga Papa Françesku. Përmes një postimi në Facebook, Basha u shpreh: “Lajm i gëzueshëm dhe prekës Lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike nga Papa Françesku. Ky dekret është vendosje e një drejtësie të shumëpritur për vuajtjet e klerikëve, për torturat që kaluan në ferrin komunist, për sakrificën e tyre më të lartë, që lirinë për të besuar, lirinë e ndërgjegjes e paguan me jetën e tyre. Mehr Licht ishin fjalët e fundit të Vinçens Prenushit dhe me të vërtetë, pak dritë më në fund për shpirtin e tyre, për veprën e tyre që frymëzon sot e kësaj dite”
Kryesore
Continue to the categoryEkskluzive/ Reagimi i BE për SPAK: “Do jemi pararojë e mbështetjes...
Mbështetja e Bashkimit Evropian për SPAK do të vijojë dhe në të njëjtën kohë edhe financimi për reformën në drejtësi. Në një përgjigje për...