Basha përshendet ratifikimin e marrëveshjes së Prespës: Konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin

Kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se, kjo marrëveshje i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Postimi i kreut të opozitës Basha
Përshendes ratifikimin e marrëveshjes së Prespës nga parlamenti helen që i hap rrugën anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe konsolidon bazat e bashkëpunimit për paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Exit mobile version