Berisha-Tahiri: Projekti i argatëve të Beogradit në Prishtinë do të dështojë njëlloj siç dështoi protokolli i Korfuzit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka pritur ditën e sotme, ish-kryenegociatoren e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për idenë e rrezikshme të ndarjes së Kosovës, ide e hedhur në treg nga presidenti Hashim Thaçi e personazhe të tjera në Prishtinë, që sipas ish-kryeministrit Sali Berisha janë flamurëmbajtës të Beogradit.
Njoftimi i takimit të ish-Kryeministrit Berisha me Edita Tahirin
Takim me ish zevendeskryeministren dhe kryenegociatoren e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri!
Ne kete takim Zj. Edita Tahiri shoqerohej nga zj. Edith Harxhi, drejtore e Albanian Policy Center.
Ne diskutuam gjeresisht mbi veprimet e rrezikshme antikombetare te argateve te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane, te cilet me veprimtarine e tyre jane shnderruar haptas ne flamurmbajtes te idese se serbomadhise dhe ndarjes, coptimit te territorit te Kosoves.
Kjo ide antikombetare dezubilizuese qe ndez flaket e nje konflikti te sapo shuar ne rajon, u shpalos qarte dhe pa ekuivok nga dishepulli i Slobodan Millosheviçit, Vuçiç edhe gjate vizites se tij te fundit ne Kosove, gjate te ciles ne menyre te perseritur u betua, duket edhe ne emer te argateve te tij shqipfoles albanofob te Tiranes dhe Prishtines, se Serbia do behet me e madhe.

Ne kete takim konstatuam se flamurmbajtesit albanofob, shqipfoles te Serbomadhise i kane bere me qendrimet e tyre Kosoves, Shqiperise dhe kombit shqiptar demin me te rende pas protokollit te Korfuzit.
Projekti i tyre do te deshtoje njelloj siç deshtoi protokolli i Korfuzit, por megjithekete demi aktual eshte kolosal.
Kosova e pavarur eshte pothuaj e paralizuar dhe ne çberje, njohjet e saj nderkombetare jetike kane ndaluar si rezultat i presionit, parave te Beogradit dhe veprimeve te fshehta e te hapta te argateve te Beogradit.
Kurse Edi Rama, duke mos plotesuar asnje nga kushtet e Keshillit te Ministrave te BE per hapjen e negociatave shfrytezon angazhimin e tij ne projektin e Serbise se madhe per te justifikuar deshtimin dhe bllokimin nga rregjimi i tij kakistokratik i hapjes se negociatave.

2 24

Exit mobile version