Basha: Qeveria Rama pasi vodhi fondet e veta për subvencionet, vodhi edhe ato të evropianëve

Në Dimal, kreu i PD, Lulzim Basha, foli edhe për programin e PD për bujqësinë, sipas parimit “paraja ndjek fermerin“.

Basha hodhi akuza ndaj qeverisë Rama për vjedhje të fondeve evropiane për subvencionet në bujqësi.

Basha:

Natyrisht një qeveri pasi vodhi fondet që vet kishte ndarë për subvencione, vodhi edhe fondet që kishin sjell europianët, nuk ka çfarë përgjigje të japë. Por ne do të ecim përpara me propozimin tonë për një skemë subvencionesh prej të paktën 200 milionë euro në vit bazuar mbi parimin: paraja ndjek fermerin. Prodhimet e fermerit apo të fermerëve, qofshin këto bujqësore apo blegtorale apo nëndegët e tjera që janë peshkimi, bletaria, e gjithçka tjetër, prodhimet do të indeksohen dhe subvencionet nuk do të mungojnë për çdo prodhim bujqësor, pa krijuar gryka shishesh, artificialitete që si e si mos të jepet subvencioni. Kolona e dytë ka të bëjë me infrastrukturën. 1,3 miliardë euro ka planifikuar Edi Rama të harxhojë për infrastrukturën këtë vit, për investime kapitale jo për infrastrukturë se një pjesë e madhe nuk dinë se ku do të shkojnë. Nuk do të shkojnë për qytetarët, por do të shkojnë aty ku edhe një herë detyra kryesore është që SPAK-u të mos i lërë të shkojnë dhe në vend që paratë të shkojnë aty, të shkojnë autorët e këtyre vjedhjeve prapa hekurave.

Exit mobile version