Tjetër rast i rëndë/ 15-vjeçarja në Fier tenton t’i japë fund jetës duke konsumuar fostoksinë

Një tjetër rast i konsumimit të fotoksinës u regjistrua në vendin tonë, kësaj here në Fier. Një 15-vjeçare ka konsumuar lëndën helmuese, por fatmirësisht ka arritur të mbijetojë.

Në datën 10.02.2024, rreth orës 20:40, në spitalin rajonal të Fierit është paraqitur një shtetase e mitur, 15 vjeçe, pasi dyshohet se ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë), e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, sqaroi policia.

Exit mobile version