Basha: Raporti final i OSBE/ODIHR konfirmon denoncimet e PD! Zgjidhja është hapja e rrugës për zgjedhje të lira e të ndershme

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh sot në një konferencë për mediat se, raporti final i OSBE/ODIHR ka konfirmuar tërësisht akuzat dhe denoncimet e Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Basha tha se, një nga rekomandimet e OSBE/ODIHR është ndëshkimi i shit-blerjes së votave, duke shtuar se deri më tani asnjë nuk është dënuar për krimet zgjedhore.

“Ndërsa kërkohet hetimi dhe ndjekja penale ndaj blerjes së votave, në të njëjtën ditë lirohen nga burgu disa nga personazhet e dosjes së Shijakut apo sikundër njihet dosja 339”, tha Basha. Sipas tij, asnjë nga politikanët që me lidhjet e tyre kanë blerë votat nuk është përballur me drejtësinë.

Basha tha se, është detyrë parësore e drejtësisë për të hetuar dhe ndëshkuar blerësit e votave apo tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve.

“Një pushtet i siguruar përmes manipulimit zgjedhor nuk mund të ofrojë asgjë tjetër përveç varfërimit të shqiptarëve. Ajo që ndodhi me 25 prill nuk kishte lidhje me zgjedhjet e lira. Zgjedhjet e 25 prillut ishin vjedhja më e madhe në 30 vjet pluralizëm.

Zgjidhja është hapja e rrugës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për të lejuar shqiptarët të bëjnë zgjedhjen e tyre për ndryshimin”, tha kreu demokrat.

Sipas tij, në njërn anë janë ata që kryejnë krimet zgjedhore me qëllim mbajtjen e pushtetit, ndërsa pala tjetër jemi ne dhe shumica e shqiptarëve që duan ndryshimin.

Exit mobile version