Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij nga protesta e banorëve të Unazës së Re u shpreh se, Rilindja e krimit është katandisur në një kotec-palestër!
Basha u shpreh se, e nesërmja do të jetë paralajmërimi i fundit për qeverinë. “Të bashkohemi nesër para selisë të së keqes, ku Shqipëria e hajdutërisë kriminale të Milot- Balldrenit, ku Shqipëria e propagandës kriminale të kotecit palestër ku është katandisur organizata kriminale e Rilindjes, dhe Shqipëria e qendresës stoike të banorëve të Unazës, të takohen në një betejë ku vetëm njëra do të mbijetojë: O Shqipëria e drejtësisë, shqipëria e prindërve që luftojnë për fëmijët e tyre.
Shqipëria e Kushtetutës dhe e ligjit, Shqipëria e vlerave europiane, apo Shqipëria e zuzarëve dhe banditëve, hajdutëve që kanë përzënë gjysmë milioni të shqiptarëve, qeverisjen më të korruptuar dhe më të inkriminuar të Europës! Kjo është beteja! Kjo është kauza, dhe në këtë kauzë nuk ka ngjyra, nuk ka të djathtë e të majtë. O je me fëmijët e tu, o je me vlerat elementare të dinjitetit njerëzor e të punës së ndershme, ose je skllav dhe qen i krimit”, u shpreh Basha.