Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak minuta më parë një video ku sipas tij, PS ka nisur blerjen e votave në qytetin e Elbasanit.
Berisha shkruan se nën mbikëqyrjen e policisë po fillon shpërndarja e ushqimeve nga qendrat arsimore me moton “ushqim për votë”.
“Ushqim për votë! Hapet ne Elbasan fushata e blerjes së votës!
Nen mbikëqyrjen e policisë fillon shpërndarja e ushqimeve nga qendra arsimore nën moton “ushqim për votë”, shkruan Berisha, ndërsa fton qytetarët të lexojnë mesazhin e denoncuesit.
“Pershendetje dr!
SKANDAL! Ja si e hap fushatën elektorale PS në Elbasan. Fillon e blen vota që ditën e parë.
Me anë të Bashkisë me mbikëqyrjen e policisë bashkiake, me lista, shpërndajnë qeset me ushqime për t’i marrë më të vobektëve më pas votën. Pamjet shokuese janë marrë tek qendra ekonomike e arsimit.
Gjithçka në mes të ditës e në mes të njerëzve. I gënjejnë me një grusht ushqimesh sot për t’i marrë erzin, shpirtin, jetën e gjithçka nesër, këtyre e gjithë shqiptarëve. Kjo pra është faza e parë e blerjes së votës. Faza e dytë është me para kesh në dorë”.
Pak më herët, të njëjtin denoncim bëri edhe ish deputeti demokrat për Elbasanin, Luçiano Boçi.