Basha shpalos programin e Demokratëve Euroatalntikë për bujqësinë: Qeveria Rama vodhi fondet e BE për fermerët. 100 milionë euro subvencione për të dalë nga kriza

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka shpalosur programin për bujqësinë përmes një videomesazhi në të cilin konfirmon angazhimet e bëra publike në 1 qershor, në Kuvendin Programor të Partisë Demokratike.

Sipas Bashës fermerët shqiptarë janë më të diskriminuarit në Ballkan, jo vetëm për shkak të korrupsionit me fondet e BE-së për bujqësinë, por edhe prej mungesës së mbështetjes dhe prioriteteve të gabuara të qeverisë Rama.

Programi i Demokratëve Euroatlantikë parashikon subvencione të drejtpërdrejta çdo vit në shumë e 100 milionë eurove, si dhe investime për infrastrukturën në zonat rurale prej 50 milionë eurosh, përmes të cilave synohet nxjerrja e sektorit nga kriza në të cilën ndodhet.

Postimi i Bashës:

Fermerët shqiptarë janë më të diskriminuarit në Ballkan, jo vetëm për shkak të korrupsionit të qeverisë Rama, e cila ka vjedhur edhe fondet e Bashkimit Europian për fermerët, por edhe prej mungesës së mbështetjes dhe prioriteteve të gabuara në sektorin që punëson 33% të shqiptarëve.
Bujqësia meriton më shumë, fermerët meritojnë më shumë dhe përmes programit të demokratëve euroatlantikë do të kenë mbështetjen që meritojnë. 100 milionë euro subvencione të drejtpërdrejta çdo vit, si dhe 50 milionë euro për zhvillim infrastrukture për fermat dhe zhvillimin rural, do rrisin prodhimin dhe mirëqenien e 150 mijë familje fermere.
Shqipëria meriton më shumë!

Në komentin mbi problematikën e prezantuar nga fermeri, Basha deklaron se me alternativën e Demokratëve Euroatlantikë, fermerët do të kenë akses të garantuar në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare.

“Fermerët shqiptarë janë më të diskriminuarit në Ballkan. Me planin tonë, kjo merr fund. Me subvencione të drejtpërdrejta për fermerët – 100 milionë euro. Me investime për infrastrukturën në zonat rurale prej 50 milionë eurosh. Dhe me aksesin e garantuar në tregjet e brendshme dhe tregjet ndërkombëtare fermeri shqiptar do ta ngrerë kokën. Toka dhe puna e tij do të kthehet në mirëqenie për qindra e mijëra fermerë, familjet e tyre dhe ekonominë e Shqipërisë.”

Exit mobile version