Turrja ndaj SPAK-ut vetëvrasja politike e Sali Berishës!

Nga Azgan Haklaj

Veprimi i turpshëm i radhës i Sali Berishës duke zhvendosur sheshin e “Revolucionit”e te molotovëve nga Bashkia e Tiranës tek Prokuroria e Posaçme kundër krimit dhe korrupsiont duket sikur po digjet si lajm i mbrapshtë sensasional për mediat nga vapa që po mbizotëron duke mos i dhënë vëmendien e duhur këtij akti të pa precedent në historinë e demokracisë.
Eshtë një akt i çmendur, i papërgjegjshëm që nuk ka asnjë lidhje me të drejtën universale te protestës.
Ky truk i përdorimit haptas të një grupi fanatikësh kundër organeve të drejtesisë së re e cila sot rezulton të jetë institucioni me besueshmërinë më të lartë kombëtare dhe ndërkombëtare është një shfaqje e materializim i dizekuilibrit mendor të Sali Berishës po aq sa dhe devijim i vëmendies nga dhuratë haptas anti ligjore e siglës dhe simboleve të PD-së që ju bë atij nga gjyqtarë të Gjykatës së Apelit me dt 11-të qershor, dhe eklipsimi për pazarin e reformës zgjedhore.
Në brendinë e tij vendimi i gjyqsor jo i plotë i gjyqtareve të Gjykatës së Apelit rrezoi hirarkinë gjyqsore pasi nuk zbatoi vendimin e Gjykatës së Lartë, bëri nul jo vetëm legjitimitetin e veprimtarisë së KQZ, sfidoi hierarkinë gjyqsore elektorale, por rrezoi sistemin pasi tanimë delegjitimoi plotësisht zgjedhjet e 14-të majit .
Fakti që Lulzim Basha menjëherë pas zbardhjes se vendimit gjyqsor shprehu vendosmërinë e tij për të bërë rekurs në Gjykatën e Lartë e ka nxjerrë nga ballkoni në një orbitë në fluturim të pa drejtim Sali Berishën.
Ai pasi ka akuzuar Soros, Mcgonigal, Yuri Kim e Edi Ramën për “non gratën “amerikane, tani nga poshtë çatisë së katit të 8-leshon broçkullën e radhëd duke vënë gishtin e akuzës mbi Basha si autor të “non gratës” britanike!
Për këdo që ka nocionet elementare të konotacionit se si funksionojnë këto dy fuqi me ligjet me demokratike në planet, kjo më e vogla përkthehet në mediokritet deri në skizofreni.
Në subkoshiencën e tij ndonëse të ngarkuar me egoizëm dhe megallomani Berisha e din, por në
shterrim të diksionerit të shpifjeve ai nxiton të shërbehet me gjepura te pabesueshme e qesharake.
Por strategjia befasuese e devijimit te protestave të SPAK-u është logjikisht pjesë e menusë së ujdisë me regjizurë të Edi Ramës për krijimin e nje fronti unik kunder rrezikut permanent që shohin te SPAK, ndaj taktika Berisha në ballë e Rama në prapaakenë po vihet në jetë.
Ky front Berisha -Rama dhe zari i tyre Metaj u pa qartë në seancen parlamentare të raportimit vjetor kushtetues të Dumanit, dhe fjalori rrugaçëror i Matajt në “protestën” e 11-të korrikut e Ilir Metës.
Zhvendosja e protestës nga Bashkia e Tiranës tek SPAK-u përveç turrjes nga ushtarët e hershëm e besnikë të Berishës drejt prokurorisë e gjykatave të posaçme do të verë në provë besnikërie edhe ata deputetë që ju mbathën e po i mbathin me servilizëm të pështirë karrierizmi drejt Berishës.
Fakti që po me pakt po mbyllet e paprekur nga dy aktorët e ujdisë reforma zgjedhore duke injoruar jo vetëm rekomandimet ndërkombëtare por edhe ato kushtetuese i ka çuar në ethe gaztoret e vonshë për të kapur një vend në listën “Berisha”.
Por një gjë që është e qartë dhe e determinuar kthjelltësisht nga Departamenti i Shtetit”se kushdo që i bashkohet rrugës së Sali Berishës si lidership do pesojë fatin e tij ndoshta duke marrë kolektivisht damkën “non grata”.
Kjo që sipas gjasave do të
ndodhë shpejt, fatkeqësisht nuk prek vetëm kolibën pa themele të Berishës dhe ata pak idhujtarë të tij fanatikë, por është një njollë e pashlyeshme e me pasoja jo vetëm për opozitarizmin por për vendin dhe kombin tonë.
Por Sali Berisha gjithëkohën ka deshmuar se vetëm interesin e tij ka primar, e për më tepër sot që është në agoninë plot dhimbje të vdekjes politike.
Kushdo që do të guxojë të perparojë me marrëzinë e tij politike në mos dhe me axhenda të gatuara në stepat sllave për destabilizimin e vendit këtë herë do përballet me rreptësinl e reagimin që
dinë ta kenë në kohën e përshtatshme aleatët tanë euroatlantikë të cilët janë krijuesit, investuesit e gardianët e drejtëdisë së re.
Por kjo tablo e zymtë që po zhgarravit Sali Berisha për opozitarizmin ka dhe anën e kundërt.
Sot me shumë se kurrë ka terren dhe arsye për funksionalizimin e Harkut Opozitar EuroAtlantik shqiptar për tu ërbalmur elektoralishf me këtë tumor politik 34 vjeçar.
Vetëm kështë do atrofizohet plotësisht kjo semundje fatale dhe do ndërpriten metastazat e saj.
Natyrisht që një shoqëri demokratike e ka të pamundur funksionimin dhe vetë kuptimin e saj pa opozitën por një psudo opozitë sorrogato si kjo e Berishës që vetëm sa inkurajon autokracinë, korrupsionin dhe babëzinë e natyrisht siç e ka theksuar nominalisht Raporti i fundit i DASH rrënon edhe ekonominë.
Me këtë situatë tepër të
rëndë e delikate ku ka shkuar opozitarizmi është imperativ roli dalëzotës i demokratëve euroatlantikë dhe i aleatëve tanë strategjikë.
Dhe kjo do të ndodhë.
Sugurisht që nuk ka pushim, nuk ka kthim prapa, nuk ka ndalim.
Eshtë në thelbin e qenies tonë si demokratë roli i misionarit të lirisë shoqërore.
Natyrisht që nuk është e lehtë përballja por siç e kam thenë shpesh dhe është bindja ime në këtë luftë ne kemi aleatë.
Eshtë qëndresa e njëmendësia jonë e nisur që i bashkon me ne.
Rrugës së gjatë sigurisht është paraparë që ti bishtojnë të
dobëtit, hileqarët, qylaxhinjtë politikë e tradhëtarët por në të tilla situata mos prania e tyre më shumë shkëlqen sesa prish punë.
Vërtetë fotografia e skanuar botërisht “Wanted” e Sali Berishës eshte e varur ne dyert e gjithe kancelarive perëndimore dhe risku nga destabilizimi që ai ndjell është inekzistent por keqardhja ime është për ata pak demokratë që akoma besojnë të pabesueshmen siç mund të besojë një i indoktrinuar në religjion që djalli do e dergojë në parajsë.
Komedisë i ka ardhur fundi….!
U kompromentua dhe u tradhëtua kauza e shenjtë e demokracisë por pikërisht në momentet kur një kombi i ekspozohet tragjizmi reagimi i tij do të jetë i ashpër.
Ashpërsia është pak përballë kësaj kaste vrastare shpresash.
Do përballen me revoltë.
Dhe patjetër siç insistonte mendimtari e shkrimtari modern i shekullit te kaluar Albert Kamy “Revoltohu qe te tregosh se jeton”.
Kjo revoltë është e mtizur e gati për shpërthim.
Jo me goma e flakadanë, jo me retorika e molotovë.
Në demokraci revolta shprehet e përkthehet me votë.
Kjo po afron!
E në përfundim të një konkluzioni për ata që ju ka ardhur fundi sinqerisht mendoj se kjo protestë provokative përpara SPAK-ut është akt vetvrasje politikr politike e inskenuar nga Sali Berisha i cili për hallet e tij ësht kthyer në një sekt anti krisht si Bahai që ju rekomandon idhtarëve të tij vetësakrifikimin
Eshtë shumë e qartë sot ër gjithkënd se protesta përpara SPAK-ut në
fakt është protestë përpara selisë diplomatike të SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe aleatëve të tjerë perëndimorë.
Këtyre sizifëve të kohëve moderne do ju rekomandoja përkthimin e saktë të shprehjes që përdoret rëndom në Malësinë e Gjakovës”Luaje macë kryet e buallit…”.

Exit mobile version