Basha shpërndan fotot nga takimi me gratë: Ose me Ramën dhe 313-ën, ose me familjen tënde dhe të ardhmen e saj


Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra dhe vajza, ku ka ndarë vizionin e tij për një Shqipëri që fuqizon gruan dhe vendos familjen në qendër të politikave qeverisëse.

“Në një vend ku e shkuara korruptive përpiqet të mbajë peng të ardhmen, gratë dhe vajzat shqiptare kanë zgjedhur me zemër: familjen e tyre, dinjitetin e tyre, të ardhmen e fëmijëve të tyre,” u shpreh Basha.

Ai theksoi se programi i Koalicionit parashikon mbështetje konkrete për nënat, sipërmarrjen femërore dhe garantimin që asnjë vajzë të mos lërë shkollën për arsye ekonomike.

“Zgjedhja është e qartë: ose me Ramën dhe shokët e tij te 313, ose me Shqipërinë që investon te familjet e ndershme dhe fuqizon gruan shqiptare. Ne kemi një plan konkret. Sepse gruaja është prioriteti ynë dhe Shqipëria meriton më shumë,” u shpreh Basha.

Exit mobile version