Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me tregtarë në Poshnje si dhe me banorë të Lapardhasë, Velabishtit dhe Urës Vajgurore të rrethit të Beratit. Basha u takua me tregtarët të zonës së Poshnjes të cilët I shprehën kreut të opozitës problemet e tyre për mungesën e xhiros për shkak të papunësisë dhe varfërisë që sa vjen dhe rritet. Tregtarët deklaruan se askush nuk vjen ti pyes për çmimin dhe jo që dikush të blejë. Tregtarët deklarojnë se nuk arrin të mbulojnë dot as taksën dhe naftën që u nevoitet për ta ardhur deri në treg. “Ky na ka futur në dhe. Shiko xhiron ditore që ne kemi bërë sot. Është turpi i botës, nuk kemi kokërr leku në xhep. Kokërr leku të paguajmë taksat, i kemi paguar kemi 20 vjet. Ky na ka futur në gropë. Kemi kalamajtë në shkollë. Që në mëngjes këtu të hapësh mallin janë 25 mijë lekë minus. Do të çojmë kalamajtë në shkollë, do të vejmë ne në punë, do blejmë naftë” u shpreh njarë prej tregtareve. Më e ashpër ishte reagimi I një zonje tjetër. Ajo deklaroi se nëse nuk do kishte fëmijët në megrim dhe do kishte fëmijë për të rritur me këtë gjendje ekonomike që është zhyrur vendi do kishte gjetur si zgjidhje vetëflijimin. “Unë jam një tregtare 60 -vjeçe. Po vij në punë e sëmurë edhe as lekë, as gjë kam bërë sot. Shiko sa kam bërë sot, xhiroja ime që pastaj ai kërkon lekë nga ne. Shiko xhiron time. Gjithë atë mall kam unë atje, as s’po ha dot as bukë. Dëgjo këtu motrën, unë kam tre fëmijë, dy i kam jashtë, një e kam këtu. Shyqyr Zotit që s’kam fëmijë për të ushqyer se po të kisha fëmijë për të ushqyer unë do të mbytesha” tha ajo. Pasi dëgjojë shqetësimet e tregtarëve Basha se këto janë pasojat e një qeverie e cila ka si qëllim pasurimin e vet ndërsa qytetarët duhet të përballen me çmimet e larta papunësinë dhe taksat e rritura të qeverisë. Pas takimit me tregtarët e Poshnjes Basha ka vijuar me banorët e Lapardhasë, ku ka theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë sot ku populli po varfërohet e qeveria po pasurohet. “Shqiptarët po jetojnë ditë të vështira. Leku është zhdukur nga qarkullimi. Puna ka rënë. Papunësia është rritur, varfëria është thelluar. Çmimet janë rritur, taksat janë rritur, fuqia blerëse ka rënë. Shumë shqiptarë e shqiptare i janë drejtuar emigracionit në dëshpërim. Mijëra familje kanë preokupim kryesor si ta mbyllin ditën sepse lekët e janë në duart e një grushti njerëzish të cilët i kanë bërë pallate, saraje, vila, pishina, konto bankare. Ky është i vetmi vend në Europë sot ku populli po varfërohet e qeveria po pasurohet”u shpreh Basha. Në takimin me banorë të Velabishtit dhe të Urës Vajgurore, zoti Basha u njoh me shqetësimin e banorëve për papunësinë, mungesën e investimeve, rritjen e taksave etj. Vetëm vitin e kaluar tha zoti Basha, shqiptarëve iu kanë vjedhur 400 euro për frymë. 1.2 miliardë të tjera i kanë marrë borxh këto dy vite e gjysëm dhe s’kanë bërë asnjë investim. “Vendin në këtë situatë e ka katandisur keqqeverisja, mos qeverisja, qeverisja me krimin dhe korrupsioni në qeverisje. Vetëm vitin e kaluar shqiptarëve iu kanë vjedhur 1.2 miliardë euro. Vetëm vitin e kaluar shqiptarëve iu kanë vjedhur 400 euro për frymë.1.2 miliardë të tjera i kanë marrë borxh këto dy vite e gjysëm. Por a keni parë gjë ju nga këto para të marra borxh? Keni parë ndonjë urë, a ndonjë rrugë, ndonjë shkollë të re këtu në Urën Vajgurore? A keni parë ndonjë vend pune të hapet? A keni parë ndonjë të mirë të kthehet tek ju? Policit dhe burgut si ilaç për gjithçka ky i thotë reforma, këto janë reformat. Po ana tjetër? Po shëndetësia falas? Po 300 mijë vendet e punës? Po çmimet e ulura ku janë? Pra, është një qeverisje që ka ardhur vetëm për të plaçkitur. Plaçkitja nuk është reformë. Plaçkitjes dem baba dem ne i themi vjedhje” deklaroi Basha.
Kryesore
Continue to the category“Bashkia Lezhë me vetëm 1 çerdhe për fëmijët”, Alfrida Marku: Do...
Kryetarja e degës së Demokratëve Euroatlantikë në Lezhë, Alfrida Marku, ka ngritur shqetësimin mbi mungesën e kapacitetit për akomodimin e fëmijëve në çerdhet publike...