Basha: Shqiptarët do mbrojnë demokracinë dhe pluralizmin, s’ka zgjedhje më 30 Qershor

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat sot në mesditë në të cilën ka theksuar se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë.

Basha është shprehur i bindur që më 30 qershor nuk ka zgjedhje duke u shprehur: Nuk do lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen.

Pjesë nga deklarata e Bashës

Zgjedhje pa opoziten nuk ka. Nuk do te lejohen. Nuk do te pranohen, nuk do te njihen. Me shfuqizimin e 30 qershorit nga presidenti, çdo aktivitet eshte i paligjshem. 30 qershori nuk eshte date zgjedhjesh, por eshte koha kur Edi Rama do te perpiqet t’i ktheje shqiptaret ne kohen e votimeve njepartiake.

Une nuk kam komentuar asnjehere takimet me ambasadoret, nuk kam oer ta bere as tani. Shqiptaret jane vetedijesuar dhe nuk do ta lejojne.

30 qershori eshte dita kur nis fundi i regjimit autokratik te Edi Rames. Ju ftoj te pasquroni çfare thone perfaqesuesit e shoqerise, njerezit me influence, te pasqyroni fushaten #edheune te elites se shoqerise qe nuk pranon zgjedhje pa opoziten dhe angazhohet t’i pengoje ato.

Pasqyrojeni, nese ju lene pronaret. Disa prej jush nuk ju kane lejuar. Televizionet kombetare psh, TCH dhe Tv klan vazhdojne sillem si dy vegla qorre te Edi Rames, Klani pak me i zgjuar se na pasqyron, Top Channel s’ka asnje aktivitet te opozites.

Rruga e mbare i qofte! Perfekt per ne! Vetem sa ka provuar se ne çfare bataku ka rene media shqiptare.

Exit mobile version