Paralajmërimi i fortë: Rama i padëshiruar në Kukës, të gatshëm të hyjmë në burg për votën e lirë

Pak orë para se kryeministri Edi Rama të mbërrijë në Kukës në vizitën përmbyllëse të fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Partia Demokratike e pret me protesta.

Situata është më e tensionuar në një nga qytetet më të varfra të Shqipërisë, e njëherazi bastion historik i Partisë Demokratike.

Kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Arif Rexhmati, ka ftuar të gjithë kuksianët që të bashkohen në protestën që do të zhvillohet sot në orën 16:00. Ai paralajmëron se është i gatshëm të hyjë në burg për votën e lirë.

“Më mirë në burg për votën e lirë se sa të ndërtoj me durt e mia burgun për fëmijt e mi!
Mos mungoni ,ora16.00”, thotë Rexhmati në rrjetet sociale, duke paralajmëruar se Kukësi mund të jetë arena e radhës së përplasjeve të mbështetësve të PD dhe policisë.

Kryeministri Edi Rama anuloi vendtakimin e programuar në Kukës, në sheshin e  qytetit duke e zhvendosur takimin në aeroportin e Kukësit, sot në orën 16:00.

Exit mobile version