Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar lidhur me grabitjen e 10 milionë eurove në aksin rrugor Tiranë-Rinas, nga makinat e blinduara që transpononin shumën monetare për llogari të një banke të nivelit të dytë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se, grabitja e sotme është tregues i forcës së krimit dhe rënies së shtetit. “Grabitja e sotme është tregues i forcës së krimit dhe rënies së shtetit. Kjo ndodh kur qeveria i jep mbrojtje dhe pushtet kriminelëve. Ne nuk mund ta lemë vendin peng të krimit. Ne do ta shtypim krimin”, shkruan Basha, duke kujtuar edhe protestën më 18 shkurt.
Kryesore
Continue to the categoryMirela Karabina: Pasi helmoi qytetin në 12 vite duke i shkurtuar...
Nga Mirela Karabina
“Qyteti që po vdes ngadalë” është cilësuar nga specialitë të mjedisit Elbasani për shkak të ndotjes së lartë mjedisore, por për Edi...