Kryetari i PD, Lulzim Basha, në bashkëbisedimin e përditshëm me gazetarët vuri theksin te situata e rëndë me pandeminë në vend.
Lideri i opozitës i kërkoi edhe një qeverisë të heqë dorë nga milionat për inceneratorët por të drejtojë çdo fond drejt kësaj lufte.
“Mjekë që detyrohen të karantinohen, ndërsa dhjetëra e qindra pacientë nuk do të arrijnë të marrin shërbimet. Situatë e ngjashme raportohet në të gjitha spitalet rajonale.
Në të gjitha spitalet kryersore të Tiranë karantinimi mjekëve është kthyer në problem kronik.
Ky kolaps i sistemit dhe pasojat që ka te shëndeti i shqiptarëve është emergjenca akute.
Sot jam këtu për të përsitur apelin tim: të hiqet dorë nga loja me jetën e shqiptarëve dhe të ndalin hemoragjinë e fondeve drejt inceneratorëve.
Hapi i parë duhet të jetë rritja eksponenciale e numrit të testimeve. Shqipëria me numrin më të ulët në Europë të testimeve, pavarësisht karantinës së rreptë, nuk mundi të ndërpriste zinxhirin e infektimit. Prej muajsh kam kërkuar që të jetë 2000-2500”, u shpreh Basha.