Basha: Spastrim etnik me Unazën e Re, njëlloj si serbët ndaj kosovarëve

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, e ka cilësuar veprimin e qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës për tu prishur shtëpitë banorëve të ‘Unazës së Re’ pa i dëmshpërblyer, si spastrim etnik.
I ftuar në “Real story’, kreu i PD tha se, qeveria po sillet me shqiptarët njëlloj si serbët me kosovarët.
‘Çfarë është Tirana? Unë kam qenë kryetar i bashkisë, në radhë të parë për mua janë njerëzit. E drejta për pronën e drejta për biznesin mbrohet me ligj. Tirana janë njerëzit. Institucionet duhet të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat e qytetarëve, të cilat sot po dhunohen. Imagjinoni sikur kjo që po ju ndodh atyre sot tu ndodhte juve, të vinin tu prishnin shtëpinë dhe tu thoshin këtu ka një projekt si do reagonit ju. Ndodhi në shkozë, ndodhi në Himarë, kërkojnë ta bëjnë me Teatrin Kombëtar, por kjo ëhstë antikushtetuese që tregon se ata do të prishin dhe shtëpitë e shqiptarëve.
Këta kanë shkuar në shtëpitë e mbi 1 mijë familjeje rreth 317 banesa. Ky është një produkt i pa një ligjshmërie barbare. Jo vetëm unë jo vetëm politikanët, por kjo është detyrë e çdo institucioni. Është fare e natyrshme që unë si kryetar i opozitës dhe politikanët e tjerë jemi aty për të kërkuar zbatimin e ligjit. Mesa duket projekti ka disa probleme serioze. Janë dhënë 20 milionë euro për 1.9 kilometra në një segment të Unazës. Afera e tenderimit është korruptive, ku janë 3 kompani e 4-ta është futur si bedel, për të përmbushur anën formale të ligjit ku thotë se të treja lotet janë fituar pa garë. E zëmë se projekti është në rregull, problemi elementar është zbatimi dhe respektimi i ligjit për pronën. Kjo që po bëjnë këta është skenar i spastrimit etnik, këtë bënë serbët ndaj kosovarëve. Pra këtu bëhet fjalë për të drejta të patjetërsueshme të banorëve që është shkelur me të dyja këmbët nga organet që duhet ti mbronin’, deklaroi Basha.

Basha: Ja çfarë do të kisha bërë unë nëse do të isha kryeministër
Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në ‘Real Story’, ka folur mbi përplasjen mes banorëve të Unazës së Re të cilët protestojnë kundër qeverisë dhe bashkisë, të cilët duan tu prishin banesat pa i dëmshpërblyer.
Basha deklaroi se nëse ai do të ishte kryeministër do të zbatonte ligjin, dhe do të dëmshpërblinte 100 për qind banorët.
‘Çfarë do të bënim ne? Ne do të zbatonim ligjin. Do të bënim konsultimin publik dhe pas marrjes së mendimit të banorëve dhe do të bënim shpronësimet dhe kjo ka ndodhur, siç kemi bërë me një pjesë të projektit të Unazës së Madhe. Banorët nuk janë lajmëruar vetëm se një ditë kanë parë shenjat e ARRSH-së dhe u thonë që kjo banesë do prishet se e kap projekti’, u shpreh Basha.
Basha tha se, se projekti i Unazës së Re është një paligjshmëri barbare sepse 317 banesa rrezikohen të prishen. Basha theksoi se, detyra e çdo institucioni që të jetë në krah të njerëzve. Duke u ndalur tek prishja e banesave, Basha nuk nguroi ta cilësonte si një spastrim etnik. Ai tha se nuk mund të shkosh dhe tu thuash qytetarëve që kanë 24 orë për tu larguar. Ky është spastrim etnik. Janë shkelur të drejtat e banorëve.
“Thelbi është ky, që projekti është hartuar nga një komani që e ka sjellë pa propozuar projektin. Vjen i pa konsultuar me banorët. Është një shkelje e ligjit, që tani ka shkuar te pragu i 1 mijë familjeve shqiptare, që u thanë se do t’u prishin shtëpinë, pa u çuar asnjë copë letër”, është shprehur Basha.

Exit mobile version