Protesta tek Unaza e Re, deputeti i PD: Qeveria po kalon vijën e kuqe, do jemi me banorët

Deputetët e Partisë Demokratike vazhdojnë të mbështesin protestën e banorëve të Unazës së Re që do t’iu prishen banesat për shkak të projektit të Unazës së Madhe. Deputeti i PD, Klevis Balliu në një lidhje ‘live’ me emisionin “Të paekspozuarit” në News24 tha se qeveria ka kaluar vijën e kuqe dhe po iu futet qytetarëve në shtëpi por nëse vazhdohet me arrogancë, sipas tij protestat do përshkallëzohen.
“Qytetarët e kanë thënë dhe herë të tjera nëse qeveria vazhdon me arrogancën e vet protesta do përshkallëzohet. Gjithçka e ka një limit, qeveria po kalon vijën e kuqe po iu futet qytetarëve në shtëpi, çfarë iu mbetet tjetër.
Ju kanë marrë paratë, drejtësinë, gjykatat, gjithçka, çfarë ju mbetet. Nëse qeveria nuk i hap veshët do përshkallëzohet në protesta të ndryshme”, tha Balliu.
I pyetur se nëse qeveria do dërgojë fadromat a do jenë me banorët deputetët e PD, ai konfirmoi dhe tha se është sovrani ai që vendos.
“Patjetër që po, kemi qenë dhe do jemi me banorët. Koha e bandave ka mbaruar. Fuqia e njerëzve është më e madhe se sa njerëzit në fuqi. Janë këta që vendosin, është sovrani”, u shpreh deputeti i PD.

Exit mobile version