Basha takim me shqiptarët në Londër: PD e vendosur për votën e diasporës, listat e hapura dhe votën e barabartë për të gjithë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim entuziast, të ngrohtë dhe miqësor me shqiptarët që jetojnë në Londër.

Në një postim në profilin e tij facebook, kryetari Basha shprehet se ka njohur bashkëqytetarët në Londër me propozimin e Partisë Demokratike për votën e diasporës dhe listat e hapura.

“Ne duam që vota e shqiptarëve të jetë e barabartë, s’ka rëndësi nëse hidhet në Vlorë, apo në Kukës, në Tiranë, apo në Durrës, në Londër, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali apo Greqi, vota duhet të jetë e barabartë.”
– është shprehur Basha.

Basha ka thënë, gjithashtu, se qeveria nuk është e interesuar për votën e diasporës, sepse atë nuk e blen dhe nuk e manipulon dot.

Postimi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

“Kënaqësi të bisedoja me bashkëqytetarët tanë në Londër. I njoha me propozimin e Partia Demokratike e Shqipërisë për votën e diasporës dhe listat e hapura.

Qeveria nuk është e interesuar për votën e diasporës, sepse atë as nuk e blen, as nuk e manipulon dot.

Ne duam që vota e shqiptarëve të jetë e barabartë, s’ka rëndësi nëse hidhet në Vlorë, apo në Kukës, në Tiranë, apo në Durrës, në Londër, apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali apo Greqi, vota duhet të jetë e barabartë.

Prandaj kemi propozuar që Shqipëria të funksionojë si një zonë e vetme elektorale, sistem i njëjtë me Kosovën.

Propozimi i dytë janë listat e hapura. Ai, ose ajo që ka mbështetjen më të madhe të qytetarëve, do të jetë përfaqësues i qytetarëve. Dhe do të marrin fund paradokset, ku sot në Kuvend kemi deputetë që kanë mbledhur 300 vota dhe jashtë Kuvendit kandidatë që kanë marrë 9600 vota.”

FB IMG 1699887445840

Exit mobile version