Basha thirrje qytetarëve nga Unaza e Re: Protesta e nesërme, paralajmërimi i fundit për bandën në pushtet

Kreu i opozitës, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij nga protesta e ditës së sotme e banorëve të Unazës së Re ftoi ata dhe gjithë qytetarët e tjerë ti bashkohen protestës së nesërme  të opozitës së bashkuara para kryeministrisë.

Basha u shpreh se, e nesërmja do të jetë paralajmërimi i fundit për qeverinë.

“Bashkohemi për ta shkulur të keqen me rrënjë, bashkohemi në protestën e nesërme në rrugën tonë për të mos lejuar më asnjë dramë familjare, asnjë shkelje flagrante të të drejtave tuaja. Bandën në pushtet do e shkulim me çdo çmim. Ju ftojmë ta bëjmë në emër të së ardhmes tonë, në emër të fëmijëve tanë. Le ti japim paralajmërimin  fundit se jemi të vendosir ta çlirojmë Shqipërinë nga banda kriminale e tja kthejmë atë pronarëve të vërtetë, qytetarëve shqiptarë”, mbylli fjalën e tij Basha.

Basha u shpreh më tej se, Rama me bandën në qeveri donin të hapnin kantierin e parave të pista për Taulant Yaris dhe mikun e tij trafikant droge. “Nga kjo bandë hajdute, kjo bande e pashpirt e shtazarake, që tash një vit është kthyer në terrorin e fëmijëve dhe të vogëlushëve shqiptarë, në terrorin e fëmijëve të unaza e anë e kënd vendit, për shkak se ka vendosur xhepin e pangopur dhe të babëzitur të Edi Ramës, hajdutit më të madh në tre dekada në Shqipëri, mbi interesat e qytetarëve të thjeshtë, mbi bukën e gojës së këtyre vogëlushëve. Me krenari e përsëris se Unaza e re, ka qënë dhe është frymëzimi për betejën tonë.

Të gjithë bashkëqytetarëve që po na ndjekin në këtë çast apo në kronikat e lajmeve të atyre ekraneve që nuk kanë pronarë plaçkitës të bukës së fëmijëve tuaj dhe të ju jap këtë mesazh: Donin të vidhnin këtu 40 milion euro për 2 kilometra, 30 milion prej tyre ti çonin në kontot bankare. Donin të hapnin kantierin e parave të pista duke zhvendosur Lanën për Taulant Yaris dh mikun e tij trafikant droge që do të pastrojë 60 milion euro. Dhe për këtë donin të shkatërronin shtëpitë e mbi 1 mijë familjeve”, u shpreh Basha.

b2

Exit mobile version