Basha uron partitë politike në Kosovë për zgjedhjet: Proces shembullor dhe festë demokracie që nderon sakrificat për liri

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar Kosovën për zgjedhjet e fundit, duke i cilësuar ato si një proces shembullor dhe festë të demokracisë.

Basha shprehet se këto zgjedhje nderojnë ëndrrën për pavarësi të brezave që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe demokracinë. Ai uron mbarësi për forcat politike që kanë marrë besimin e qytetarëve për të punuar në parlamentin e ardhshëm.

Postimi i Bashës:

Urime Kosovës për këtë proces zgjedhor shembullor, një festë demokracie që nderon ëndrrën për pavarësi të brezave, që sakrifikuan jetën dhe çdo gjë të shenjtë, për lirinë dhe demokracinë. E mbara i priftë, forcat politike që kanë marrë sot përgjegjësinë përmes votës së qytetarëve, për të punuar në parlamentin e ardhshëm, në shërbim të Kosovës dhe për të adresuar sfidat e saj të brendshme dhe të jashtme.

Exit mobile version