Basha videomesazh: Rama të të vijë turp nga vetja! Në vend që të luftosh kovidin, ti po përhap gënjeshtra monstruoze kundër meje!

VIDEOMESAZHI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Rama, duhet të të vijë turp nga vetja.��

Në vend që të luftosh kovidin, në vend që të marrësh masa për të shpëtuar ekonominë, në vend që të ndihmosh qytetarët – ti po përhap gënjeshtra monstruoze kundër meje.

Harxhon gjithë kohën për të përhapur gënjeshtra në vend që të shpëtosh jetën e qytetarëve shqiptarë dhe ekonominë tonë.

Si nuk ke turp? Edhe për nivelin tënd të ulët, kjo është e papranueshme.

Si të gjithë qytetarët shqiptarë, unë jam mësuar të dëgjoj gënjeshtra nga ti. Sepse ti nuk je ne gjendje të mbash asnjë premtim të vetëm. E vetmja gjë që bën është shkatërrimi i ekonomisë dhe i të ardhmes tonë.

Ndërkohë që merresh me vizatime dhe nuk shkulesh nga Instagrami, unë e kam vënë tërë jetën time në shërbim të vendit. Për Shqipërinë. Për shqiptarët. Për pavarësinë e Kosovës.

Ti nuk më bën dot moral mua për patriotizëm.

Ti nuk më mëson dot mua çfarë është besnikëria ndaj Shqipërisë.

Edhe sot me gënjeshtrat, mashtrimet dhe veprimet e tua ti dëmton Shqipërinë, Kosovën dhe interesat kombëtare.

Po ta them qartë dhe prerë, të gjitha akuzat e tua janë shpifje dhe mashtrime për të larguar vëmendjen nga skandalet dhe dështimet e tua që po i paguajmë me jetë njerëzish.

Për të gjitha këto po vjen dita të japësh llogari para drejtësisë.

Por tani do të investoj çdo minutë të kohës time që pas 8 vitesh dështimesh të tua, të të mposht në zgjedhje, dhe bashkë me shqiptarët të punoj për të shëruar vendin tonë. Për ti dhënë një shpresë të re njerëzve. Për ti korrigjuar të gjitha dështimet e tua. Gjithçka që premtove dhe nuk përmbushe.

Zbato planin tim për të luftuar pandeminë, për të ulur infeksionet dhe për të shpëtuar jetë. Hiqua paratë që u dhe miqve të tu dhe jepja ato spitaleve për më shumë mjekë, infermierë dhe kujdes për të sëmurët.

Jepu ndihmë financiare qytetarëve, të gjithëve pa përjashtim.

Merr urgjentisht masa për çmimet e ilaçeve dhe të ushqimeve që vetëm janë rritur gjatë kohës tënde.

Rikupero dëmet e tërmetit, për të cilat shumë flet e pak bën.

Mjaft e bllokove rrugën drejt Bashkimit Europian dhe të ardhmen e vendit dhe brezave që vijnë.

Ne do të mposhtim ty dhe do t’i japim fund gënjeshtrave dhe premtimeve të tua të rreme.

Do ecim të sigurtë drejt Europës për të garantuar njëherë e mirë të ardhmen tonë.

Exit mobile version