E përsëris, ti Taulant je një çiban!

Nga Ilir LEVONJA

1) Që ta dalloni nëse është apo jo propoganda një kancer, ua jep këtë mundësi partia në pushtet dhe Taulant çibani.

E para ka ndezur motorët e emisioneve mbi plehrat për atë që opozita po e denoncon me forcë.

Megjithëse opozita thotë, që konçesionet janë ndarë në garë të padrejtë, janë minierë e korrupsionit, ku një anonim del miliarder brenda 24 orëve. Del pronar dhe investitor. Dhe kjo është e kuptueshme që nuk është ai i pari, është një zhigolo i servirur. Motorët e propagandës, bilbizojnë tjetrën, që opozita është kundër plehrave. Madje zhbiron deri në ca bashki periferike mbi gropat e plehrave akoma me stilin e komunaleve të kohës. Dhe në fund, pyetja kancer, ja përse nuk i do opozita incineratorët. Se janë të bukur, se janë modele nga ato kompjuteriket që vetëm Rama di të bëj. Se na njohin mirë ata, vetëm ne shqiptarët rrojmë me kënaqësinë syrit dhe xhepa grisur. Madje krenar për këtë.
Mjafton të na kënaqen sytë, jo xhepat tanë.

I dyti, Taulant çibani i kërkon publikisht Lulzim Bashës të shpjegoj rolin e tij në lidhje me dosjet hetimore të UNMIK-ut, në vitin 1999. Sipas Taulant çibanit, Basha paska faj se ka marrë pjesë në përgatijen e dosjeve etj. Megjithëse Basha nuk ishte UNMIK, por një karrotrec riosh që kishte gjetur punë në rangjet e kombeve të bashkuara.

Afërmendsh nuk ka bir nëne që të mos e pranoj e mos ta quaj sukses në jetë kët. Por çibani e ka gjetur se këtu qëndron thelbi i dështimit tonë. Jo tek ai që ka në pushtet plot 8 vjet, e vetëm i rjep të gjallë shqiptarët.

2) Shqiptarët nuk janë kundër incineratorëve, por kundër korrupsionit. Kjo ka domethënien që rrugët që ndiqen, format se si po investohen janë 100% korruptive. Kaq!

Nuk ia vlen të shkoni deri në komunalen e Maliqit për të nxjerrë në pah kostot e një landfilli të vjetër, por që deri diku ishte model. Të paktën kishte vija gëlqereje. Pavarsisht teknologjisë dhe kostove të kripura në menaxhimin e plehrave. Por është fakt tashmë, plehrat janë një gangrenë sociale për shoqërinë, në çdo qytet.

Janë një gangrenë pasi janë minierë floriri për mafian lokale dhe kombëtare. Madje kanë dëshmorët e tyre. Ato para që mund të investojnë, i ndajnë me ata që u japin fondet, me hetuesin që nuk investigon, me gjykatësin që nuk i ndjek. Kurse shqiptarëve u japin blozën kur i djegin. U japin rrugët, plazhet, lumenjtë me kanaçe, me shishe plastike, me gjithfarësoj turlie plehrash. Këtu qëndron kleçka, jo në zbulimin e stisur se shqiptarët nuk duan incineratorët.

3) Kjo puna e arrestimeve të ish krerëve të UÇK-ës, nuk e di përse është kthyer në një altoporlant patriotësh. Se kush e do dhe kush nuk e do Shqipërinë. E kam fjalën për Shqipërinë natyrale, pasi termi Shqipëri etnike është herezi. Lërini pordhët se asnjë nga ju nuk e do Shqipërinë. As ju që jeni në pushtet, as ata në opozitë. Si në Tiranë dhe Prishtinë. Po ta donit sot nuk do flisnit për këtë temë pasi nuk do ishit kontigjent i Hagës, por i ekonomisë. Çfarë ndodh sot në Hagë është produkt i

a) propagandës apo kancerit politik.
b) Luftës së ashpër po politike dhe pa kompromis midis vedit.
c) Nuk njihen marrëveshjet.
d) Eshtë e pamundur të bësh bashkë dy shqiptarë.
e) Në vend të hapim fronte pune, ne hapim parti të reja.
h) Nuk bëhet shteti me mjete të dhuruara. Kemi 30 vjet demokraci presim të na falë ndonjë shtet mjete. Dhe
f) ajo më e rëndësishmja, dështim total nga mungesa e përvojës shtetare në raport me kanceleritë e botës. Ja krejt infantilë, të pa përvojë.

4) Tek ne njëri mban patkoin, tjetri gozhdën, ai i huaji i bie çekiçit. Jo rastësisht ata krerë të UÇK-ës sot në bankën e të akuzuarve janë krerë edhe të disa partive. Ose nga një grusht burrash që luftuan, u shëndërruan në liderë forcash politike. Shikoni shqiptarët e Malit të Zi, në vend të kenë 1 parti, kanë 6 të tilla. Mali i Zi ka 350 mijë banorë, shqiptarët janë vetëm në dy qytete.

E si mund ta mbroj shqiptari shqiptarin aty. Përkundrazi po e shfaros. Kështu edhe në Maqedonië e Veriut, Kështu edhe Kosovën e gjoja të lirë. Kosova nuk është e lirë, por e pushtuar. Dhe këta janë ”kprifejtë” e politikës.

5) Taulant çibani del se ka zbuluar që Lulzim Basha ka qënë përgatitës i dosjeve të UNMIK-ut.

Në një farë mënyre del Shqipëria, pasi Taulant çibani është pushteti. Ky Taulant çibani kërkon pushtet dhe nuk ka rëndësi se çfarë çmimi paguajnë shqiptarët. Ata që i njohin pak administratat e huaja e dinë mirë që politikat nuk i bëjnë shqiptarët. Një nëpunës nuk është zyra nevralgjike e Kombeve të Bashkuara, është thjesht një rrogëtar që bën punën. Nëse nuk do e bëj, e zëvendësojnë për 2 sekonda. Kështu që është naivitet të mendosh se Luli ka përgatitur dosjet.

Apo ka fshehur dosjet ku gjoja aty hetohen burgjet e UÇK-ës në territorin shqiptar. Pika strategut shqiptar që drejton vendin në kohë pandemie. Në kohën kur krerët e luftës janë izoluar në Hagë. Problemi është se ky gjoja zbulim, që këto dosje, që ky Luli ka ”përgatitur”, nuk janë sot problemi i shqiptarëve, si këtej dhe andej. Eshtë ekonomia o idiot. Shqiptarët kanë nevojë për ekonomi, jo për parti. Kanë nevojë për insitucione drejtësie. Kanë nevojë për spitale dhe shërbim shëndetësor të gjithgjendur.

Jemi në luftë thoni, por në vend që të hapni spitale, spitale të sigurta, jo si Sanatoriumi ku po fluturojnë pacientët e lodhur nga stresi. E kupton çiban, shqiptarët po vrasin veten nga stresi, ti u flet për ”tradhtarin” Luli. Luli çelsat e kashtës ka, o çiban.

6) Nuk e di nëse dëgjojnë shqiptarët apo jo, se dua t’u them një të vërtetë. Jemi të dështuar. Eshtë çmenduri të presësh që vendin, Shqipërinë natyrale ta shpëtoj Taulanti dhe përshembull rikthimi në politikë i Jozefinës. Shqipërinë natyrale ta shpëtojnë shtimi i partive.

Si këtej dhe andej po t’i mbledhim rezultojmë, 7 milionë por me të paktën 240 parti. 350 milion është Amerika dhe ka dy parti, e majta dhe e djathta.

Kaq, e tha Dritëroi, të tjerat janë si ato që u varen burrave mes shalëve. Ndaj sot mos u habisni që jemi kontigjent i Hagës.

Në vend t’i mëshojmë mbrojtjes, po shqyhemi se kush ka tradhtuar, se kush është më patriot. Nuk mundet Serbia me pordhë, nuk mundet Serbia dhe Haga bashkë, duke mundur shoqi shoqin.

Dje ishte përvjetori i bashkimit të dy Gjermanive, shëmbja e murit të Berlinit, Studjojeni dhe merreni si model.

Se nuk bëhet Shqipëria natyrale me luftë klasash dhe propagandë.
Por me ligj dhe ekonomi.

Jemi minierë e korrupsionit.

Jemi të përçarë, të rrëzuar dhe më e keqja, drejt shpërbërjes.

Një fakt që na bie kokës, sot në Elbasan shqiptarët ndeshen me shqiptarët, me dy kombëtare.

Exit mobile version