Kryetari i PD Lulzim Basha po merr pjesë në forumin e IDU në Washington – Aleanca botërore e partive të qendrës së djathtë.
Zoti Basha pati takime dhe biseda me personalitete të ndryshme, mes të cilëve Senatori Kevin Cramer nga North Dakota, ish-kryetarin e Kongresit Newt Gingrich, kryetarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Partisë Republikane, Chris Fussner etj.
Zoti Basha ka diskutuar për situatën në Shqipëri dhe rajon.
SHBA ka një vëmendje të shtuar te lufta kundër korrupsionit dhe drejtësia, për të cilat zoti Basha theksoi se janë edhe prioritet të PD, ndërsa bëri të ditur se ka mbështetur dhe mbeshtet dhënien fund të pandëshkueshmërisë nga SPAK dhe drejtesia e re. Kësaj – theksoi zoti Basha, i shërben edhe vetting-u i politikanëve, që do ta pastrojë politikën nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit
Situata në rajon ishte një tjetër çështje për të cilën zoti Basha tha se është e domosdoshme vëmendja e shtuar e SHBA, ndërsa ka kërcënime për destabilizim.
Ngjarjet e 24 shtatorit janë këmbanë alarmi për sigurinë, ka theksuar zoti Basha, duke shtuar se është koha që Serbia të pranojë realitetin e Kosovës, shtet të barabartë dhe të lejojë komunitetin serb të ndërtojnë të qetë jetën e tyre, pa presionin dhe kërcënimin e Beogradit.