Namir Lapardhaja: Basha po përgatitet për të ardhur në pushtet me mbështetje të SHBA-së

Gazetari Namir Lapardhaja në intervistën e ditës në Dritare Tv ka komentuar situatën politike në vend, ku deklaroi se rrugëzgjidhja e vetme e PD është që të jetë krah ndërkombëtarëve për të ardhur në pushtet.

Lapardhaja theksoi se ndërkombëtarët kërkojë një partner të besueshëm dhe ai është Lulzim Basha, pasi nuk ka sulmuar investimin më të rëndësishëm të SHBA-së, SPAK-un.

“Rruga e PD është e qartë, nuk ka më asnjë hezitim. Kemi një politikë të rrëmujshme që çdo javë ndez zjarr në Parlament dhe nga ana tjetër kemi një kryetar që pritet sa në SHBA dhe Bruksel me takime.

PD në 30 vite ka pasur përgjegjësi të mëdha dhe përgatitet për të pasur elemente që lidhen me pushtetin dhe qeverisje, ndërkombëtarët kërkojnë një partner të besueshme, si Basha. Basha i përmbahet vlerave të ndërkombëtarëve nuk sulmon investimin më të madh të SHBA-së. Është i vetmi ku demokratët do të gjejnë elementët e ndryshimit”, tha ai.

Exit mobile version