Bashkia e Kamzës: Lironi menjëherë ambjentet, s’ka zgjedhje me 30 Qershor

Një tjetër urdhër i prerë ka ardhur për KQZ nga Bashkia e Kamzës ku i kërkon KQZ që të lirojë menjëherë ambjentet e zëna. Bashkia e Kamzës shprehet se do të zbatojë dekretin e Presidentit dhe se nuk do të ketë zgjedhje me 30 Qerhsor.

Njoftimi i Bashkisë Kamëz
Pas botimit në fletoren zyrtare të dekretit të Presidentit Ilir Meta, për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, Bashkia Kamëz nis punën për zbatimin e dekretit të Presidentit.

Përmes një shkrese zyrtare me Nr.3271 prot. Datë 13.6.2019, drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, kreu i bashkisë së Kamzës, z.Xhelal Mziu kërkon lirimin e menjëhershëm të ambjenteve të KZAZ nr.27, Shkolla “Ibrahim Rugova, Kamëz dhe KZAZ nr.28, Shkolla “Isa Buletini”, Njësia Administrative Paskuqan, Bashkia Kamëz. Gjithashtu në shkresë kryebashkiaku i Kamzës kërkon nga KQZ, heqjen e listës së zgjedhësve të afishuar në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe, kopshte, shkolla), nën administrimin e Bashkisë Kamëz,si dhe në objektet e subjekteve private (nëse janë afishuar).

Vlen për t’u theksuar se PD fitoi bashkinë e Kamzës në zgjedhjet e fundit vendore të 2015, me të besuarin e saj, Z.Xhelal Mziu, për drejtimin e Bashkisë Kamëz.

Exit mobile version