Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ka pranuar kërkesën e LSI-së për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, duke pranuar vetëm dy partitë politike Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane, por jo “Komisionin e Rithemelimit” të Sali Berishës.
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka saktësuar se vendos që të regjistrohet si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet e pjesshme vendore 2022, LSI-në dhe PDK-në, emrin “Shtëpia e Lirisë”.
“Kemi dhe diçka më shumë, të cilën ne vlerësojmë është e panevojshme por dhe jo në përputhje me parashikimet e ligjit, jemi në situatën kur kërkesa në përbërje të saj për disa aspekte reflekton konfliktualitet sipas përcaktimeve të kodit zgjedhor me interesat të ligjshme të një subjekti tjetër zgjedhor.
Kërkesa për të përfshirë logo, simbole apo dhe në thelbin e vetë, elementë që lidhen me PD-në, nuk mund të pranohet. Pasi jo vetëm për faktin që zoti Logu tha i mungon interesi për PD-në ky koalicion. Ishte një përcjellje. Në vlerësim përfundimtar, unë vendos që të regjistrojë si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet e pjesshme vendore 2022, LSI-në dhe PDK-në, emrin “Shtëpia e Lirisë” – tha Celibashi.