“Nuk ka qenë e lehtë të konkuroje në një mjedis, ku deputet i zonës ishte Arben Ahmetaj. Por, unë jam rritur në atë qytet, dhe e di mirë se si ta jep Kavaja përgjigjen. Duhej punë, duhej të shkoje derë më derë, t’i siguroje njerëzit që gjërat kanë ndryshuar, se Bashkia s’mund të ishte me në dorë të atyre që e mbanin peng këtë qytet. Kam qenë i bindur se shpirti demokrat i kavajasve nuk mund ta duronte më atë situatë”
Në rrugët e Kavajës kishte dalë i gjithë qyteti, dhe atmosfera ishte e ndezur. Shumë prej atyre që festonin u ndalën dhe përpara shtëpisë së Roshit
Bashkia e Kavajës i është kthyer qytetarëve. Në një betejë epike, kundër krimit, bandave të Roshit dhe Dajës, Skaja ja doli me 28 vota më shumë, të mjaftueshme për ta shkulur nga kthetrat e bandës atë institucion. Por “Taku” siç i thërrasin në Kavajë ja doli. Nën siglën e Partisë Demokratike, ku ai ishte kryetar, arriti të krijojë shpresë. “Nuk ka qenë e lehtë të konkuroje në një mjedis, ku deputet i zonës ishte Arben Ahmetaj. Por, unë jam rritur në atë qytet, dhe e di mirë se si ta jep Kavaja përgjigjen. Duhej punë, duhej të shkoje derë më derë, t’i siguroje njerëzit që gjërat kanë ndryshuar, se Bashkia s’mund të ishte me në dorë të atyre që e mbanin peng këtë qytet. Kam qenë i bindur se shpirti demokrat i kavajasve nuk mund ta duronte më atë situatë”, shprehet Sakja.
7500 vota
Në vitin 2015, Roshi do të fitonte me 7500 vota qytetin e vogël. Ky ishte mandati i dytë i tij. Në qytet votohej nën terror. Ndarja administrative më pas bëri të vetën. Në fshatrat e largëta shkonin sejmenët e tij duke blerë vota, por dhe duke i shtuar varfërinë më pas. Rruga u hap, kur ligji për dekriminalizimin detyroi Roshin të linte detyrën, por kjo se bëri atë dhe trafikantin tjetër Daja, që të hiqte dorë nga pushteti që kishte mbi qytetin. Të besuarit e atij vazhdonin të terrorizonin, ndërsa ai vazhdonte të drejtonte tendera në Bashkinë e Kavajës, të jepte toka për ndërtime dhe kështu me radhë. Dy herë u ndërruan kandidatët rrugës, nga paranoja se do ishin apo jo të besuar të tij, derisa u gjet Dorian Murati. Në të gjithë fushatën ky i fundit nuk fliste thuajse fare, dhe fjalën e mbante Roshi, që prezantohej si më i madhi dhe apo stari i Kavajës. Nga ana tjetër, grupet kriminale vepronin në çdo cep të këtij qyteti, por ama dhe strukturat e PD-së që drejtoheshin nga Sakja ishin në këmbë. Jo pak herë ka pasur dhe përplasje fizike, duke i përzënë sekserët e Roshit me bisht ndër shalë. Kurajo qytetare, po ja ulte puplat ngadalë ngadalë trimit të Kavajës….
Tensionet
27 qershor 2017… Përpara qendrës së numërimit të votave në Kavajë ishin mbledhur shumë njerëz. Tensioni ishte i madh. Në mes të dy mbështetëse atyre të Partisë Demokratike dhe të Rilindjes me në krye Roshin dhe Dajën qëndronte një gardh policie dhe forcash speciale. Qyteti po mbante frymën. Isa Sakja kishte avancuar dhe ishte afruar vetëm me 100 vota ndaj kundërshtarit të tij. Skema është e qartë. Fillimisht ishin hapur kutitë e votimit, ku Roshi e dinte se kish blerë vota dhe deri në orët e pasdites kandidati rivali i Sakjes rezultonte deri në 600 vota para. Por, sapo u hapën kutitë e votimit në qytet situata ndryshoi. Në fillim shkoi deri në 100 vota para dhe shpresa vazhdonte të rritej. Vetëm dy vjet më parë, krimi në këtë qytet kishte fituar me jo pak, por 7500 vota. Ishin rikuperuar 7400 vota dhe fitorja ishte shumë afër. Numërohej votë mbas vote, dhe dukej sikur qyteti mbante frymën. Kuti pas kutie rezultati ishte shumë i ngushtë, natyrisht paratë e krimit e kishin bërë punën e saj. Kutia e fundit me numër 84 do ishte ajo e një lagjeje në Luz të Vogël. Isa sakja rezultoi me një diferencë të vogël votash, vetëm 28, por shumë domethënëse. Fitorja ishte epike, qyteti kish shpëtuar nga kthetrat e krimit.
Fitorja, qytetarët festojnë para shtëpisë së Roshit
Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, ka pasur një gëzim të pazakontë në rrugët e Kavajës për fitoren e Skajes. Numërimi mbaroi rreth orës 3 të mëngjesit, ndërsa festimet kanë zgjatur deri në agim. Në rrugët e Kavajës kishte dalë i gjithë qyteti, dhe atmosfera ishte e ndezur. Shumë prej atyre që festonin u ndalën dhe përpara shtëpisë së Roshit. Ai që dikur ishte zot i qytetit, tashmë kishte marrë goditjen nga qytetarët e tij. Me Kavajën dhe qytetarët e saj nuk mund të tallet askush. Për një gabim, ai njeri në gjashtë vite bëri ç’deshi. Ndërtoi, rrëmbeu prona, pushtoi çdo institucion. Ngado ishin të emëruarit, të cilët i vinte në shërbim të fushatës. Kjo gjë përfundoi dje, kur djali i Kavajës ja ktheu këtë institucion tashmë qytetarëve të tij. Siç e tha dhe vetë, pas fitores “tashmë e tutje Bashkia do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo qytetarët në shërbim të Bashkisë siç ka qenë deri më sot”.
Armand MAHO