Bashkia e Krujës shemb objektin me leje, Gjykata i jep të drejtë qytetarit

Bashkia e Krujës i ka shembur një objekt me leje në Fushë-Krujë qytetarit Bashkim Baku. Gjithçka është bërë si hakmarrje politike për të goditur kundërshtarët, pasi legalizimi është bërë sipas ligjit dhe qytetari disponon të gjithë dokumentacionin. Me ardhjen në pushtet të PS, Bashkia e Fushë-Krujës me kryetar Gjon Bardhi na kërkoi dokumentacionin e objektit godinë shërbimi. Ne i dërguam çertifikatën e pronësisë, por Bashkia na ktheu përgjigje, duke na kërkuar dokumenta të tjera. Vetë kryetari Gjon Bardhi na ushtronte presion, duke thënë se do të sjell INUKU-n për të shembur objektin.
Bashkia e drejtuar nga socialistët është e vendosur për të çuar deri në fund marrëzinë. Për këtë qëllim kryetari i Bashkisë, Gjon Bardhi dërgon disa punonjës për të bërë disa matje në objekt gjoja për të ditur vlerën e objektit për ta shpronësuar. Punonjësit e Bashkisë bënë disa matje jashtë objektit në prona të pandara dhe ngre një alibi me pretendimin se prona është ndërtuar në trup rrugë. Matjet janë bërë të pabazuara në ligj. Bashka e Fushë-Krujës e çon çështjen në Gjykatën Administrative Durrës për pavlefshmëri të lejes së legalizimit me pretendimin se është bërë në rrugë dhe ka shkelur sistemin rrugor.
Gjykata e Shkallës së Parë rrëzon Bashkinë Fushë-Krujë, duke i dhënë të drejtë qytetarit Bashkim Baku. Pas këtij vendimi të Gjykatës, Bashkia Krujë me kryetar Artur Bushi më 28 shtator të vitit 2015 dërgon INUK-un për të shembur objektin.
Bashkia e Krujës i ka bërë kërkesë INUK-ut, pasi ishte shembur objekti. Janë dërguar fadromat pa paralajmërim dhe pa asnjë dokument. Qytetarit i janë shkaktuar dëme të mëdha brenda në objekt, sepse nuk është lejuar që të nxjerrë mallin nga objekti.
Objekti është shembur në mënyrë të paligjshme, pasi qytetari kishte çertifikatë pronësie. Pas shembjes së objektit, qytetari bën kallzim në Prokuroroinë e Krujës. Prokuroria i dërgon një letër qytetarit për mos fillim hetimi.
Qytetari e dërgon çështjen në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku Gjykata rrëzon vendimin e kryetarit të Bashkisë së Krujës, duke e cilësuar një vendim të paligjshëm. Qytetari shprehet se do të bëjë kërkesë padi në Gjykatën e Shkallës së Parë për dëmshpërblimin e shembjes së objektit në kundërshtim me ligjin.

Exit mobile version