Bashkitë në vend, shpenzuan vitin e kaluar 74 mld lekë, nga të cilat 34 mld shkuan për pagat e personelit. Shifra tregon se shpenzimet për punonjësit u rritën nga 43% në 46%, ndërsa paratë që shkuan për investime u ulën nga 24 në 19%.
Shpenzimet për personelin në pushtetin lokal u rritën pas vendimin për rritjen e pagave në administratë, por një ritëm i tillë rritjeje nuk u reflektua në krahun e shpenzimeve për investime.
Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se vitin e kaluar pushteti vendor realizoi vetëm 43% të programit të investimeve më 2024. Nga 46,3 miliardë lekë të planifikuara u investuan vetëm 20 miliardë lekë, ose më pak se gjysma e programit.
Fondin më të madh të investimeve e kishte Bashkia e Tiranës me 18 miliardë lekë, por ka arritur të investojnë 34% tw programit, ose 6 miliardë lekë. E dyta, bashkia e Durrësit ka realizuar vetëm 50% të programit të investimeve duke shpenzuar 2 mld lekw nga 4 qw kishte programuar.
Ndërkohë, Vlora kishte realizimin më të dobët me vetëm 17% të programit. Më 2024 u investuan vetëm 250 milionë lekë nga 1,4 miliardë lekë që ishte plani.