Bayern, Lewandowski nuk nxitohet për rinovimin

Robert Lewandowski nuk nxitohet rreth çështjes së rinovimit të kontratës me Bayern Munchen. Gjatë merkatos së verës, sulmuesi polak u kthye në objektivin e Real Madrid, duke vënë në alarm kampionët e Gjermanisë, që menjëherë i ofruan rinovimin e kontratës, e cila përfundon pas tre vjetësh. Për ta bindur Lewandowskin të qëndrojë deri në vitin 2021, bavarezët i kanë paraqitur marrëveshjen e re, sipas të cilës bomberi do të paguhet 15 milionë euro në sezon. Megjithë shifrën e lart, polaku mendon ende të përfitojë edhe pak kohë për ta studiuar propozimin, por shprehet i bindur te gjetja e zgjidhjes.
“Gjithmonë e kam thënë që menaxheri im dhe drejtuesit e klubit do të gjejnë një zgjidhje. Unë ndihem mirë te Bayerni dhe momentalisht kam një kontratë me klubin që përfundon në 2019. Nisur nga kjo, nuk kam arsye për t’u nxituar. Vonesa në rinovim ka ndodhur për shkak se vëmendja ime kryesore është te stërvitja dhe ndeshjet”, u shpreh Lwandowski.
Oferta e Bayernit për të mposhtur konkurrencën e Realit të Madridit është në tavolinë. Tani topin e ka sulmuesi 28-vjeçar, që e ka nisur këtë sezon në mënyrë të shkëlqyer, duke realizuar 5 gola në katër javë të Bundesligës, të cilëve u shtohen edhe një gol në Champions dhe 3 në Kupën e Gjermanisë.

Exit mobile version