Eintrahti i Frankfurtit ndali në barazim 2-2 Byernin e Mynihut në “Commerzbank-Arena”, duke i dhënë mundësi Kolnit që ta ngushtonte në vetëm dy pikë diferencën me bavarezët. Dy herë kaluan në avantazh kampionët në fuqi të Bundesligës, por po kaq herë barazuan vendasit në një sfidë të tensionuar ku u dhanë shumë kartonë të verdhë dhe një i kuq. Pa u mbushur 10 minuta lojë, Arjen Roben shfrytëzoi një pasim të Alabas për golin e 0-1.
Frankfurti nuk u demoralizua dhe 2 minuta para përfundimit të kohës së Huszti i çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes në ekulibër të plotë.
Bayerni u shfaq dominues edhe në fillim të pjesës së dytë derisa në të 62-ën shënoi golin e dytë me Kimich…
U duk sikur ndeshja u mbull me ndëshkimin e Husztit me karton të kuq në minutën e 65-të, pas dy të verdhave, në një moment tensioni në fushë. Mirëpo në të 78-ën Fabian realizoi një gol me peshë, që vlejti një pikë për Eintrahtin e Frankfurtit.
Përfitoi nga ndalesa e Bayernit Kolni, që moshti 2-1 në shtëpi Ingolstadin. Anthony Modeste realizoi dy gola për vendasit që në pjesën parë, fillimisht në të 28-ën pas pasimit të Osakos, ndërsa në të 39-ën shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Ingolstadi pas shumë përpjekjesh mundi të shkurtonte diferencën në minutën e 89-të me Hinterseer, që u tregua i saktë nga pika e bardhë, por në minutat shtesë, Kolni nuk lejoi tjetër gol, duke u kthyer te fitoja pas dy barazimeve radhazi.