Kryetari i PD, Lulzim Basha ka konfirmuar qëndrimin e PD dhe të Opozitës së Bashkuar për çeljen e negociatave.
Në një reagim në Twitter, Basha shkruan se, ky është një proces jetik për shqiptarët, pavarësisht shtimit të kushteve.
Reagimi i plotë
Në këto ditë të vështira për Shqipërinë & mbarë botën, nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje @EPPGroup për mbështetjen.
Në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Megjithë shtimin e kushteve deri në hapjen e tyre, ne mbështesim këtë proces jetik për shqiptarët. PD dhe Opozita e Bashkuar do të të punojë që ta bëjmë realitet hapjen e negociatave përmes zbatimit të 9 kushteve të @Bundestag dhe kushteve të reja shtesë të vendeve të tjera.🇦🇱🇪🇺